News

pri122016

Klinikat shëndetësore në sitë për punonjësit e palicencuar

Të  gjitha klinikat shëndetësore do t'i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm të Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror si për sa i përket kushteve higjieno-sanitare por dhe për punonjësit që i mbajnë të palicencuar. Sipas kreut të Urdhrit të Infermierit, z.Sabri Skënderi,  ka shumë klinika që mbajnë infermierë të cilët nuk janë licencuar prej tij. Ndërsa kreu i ISSH-së, z.Eltar Deda, theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi më urdhrat e profesionistëve.

"Përveç asaj që ne inspektojmë me inspektorët tanë, tani do të jenë Urdhri i Mjekut, ai i Infermierit dhe i Stomatologut që do të sjellë informacion pranë Inspektoratit dhe në bashkëpunim me njëri-tjetri do të frenojmë informalitetin që në këtë fushë riskon shëndetin e pacientëve. Gjatë vitit që kaluam ne kemi mbyllur disa klinika stomatologjike të cilat nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare", u shpreh kreu i ISSH, zoti Deda.

Në shumë klinika shëndetësore, por edhe në laboratorë punësohen kundrejt një page të vogël, studentë të cilët ende nuk janë licencuar për të bërë fizioterapistin, laborantin apo infermierin.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>