pri202023
Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve. Përfitojnë 22 mijë profesionistë të shëndetësisë dhe administratës në shëndetësi. Rritja varion nga 22-50%
Është miratuar këtë të enjte vendimi për rritjen e pagave të profesionistëve të shëndetësisë. Përveç mjekëve specialistë të cilët do të kenë 500 mijë lekë shtesë në pagat e tyre, rritje të pagave do të përfitojnë edhe mjekët e familjes dhe infermierët. Bluzat e bardha të cilët punojnë në sistemin shëndetësor parësor apo spitalor, si mjekë familjeje, infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore do të përfitojnë një rritje prej 7% të pagës të tyre. Ndërkohë që do të ketë rritje pagash për të gjithë punonjësit e administratës në qendrat shëndetësore, njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, të agjencive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të spitaleve. Kjo rritje do të jetë nga 25-50%, duke krijuar kështu një hierarki të pagave.
Sipas autoriteteve shëndetësore rritja e pagave do të vijojë edhe gjatë vitit 2024 për mjekët e familjes dhe infermierët.
Nga plani 2023-2024 i rritjes së pagave përfitojnë rreth 22 mijë profesionistë të shëndetësisë në të gjithë vendin.
Alma Demiraj