News

shk142023

Urdhri i Mjekut. Në vitin 2022 u larguan 180 mjekë. Largimi i mjekëve shqiptarë nuk po ndalet

Ikja e mjekëve ka dëmtuar sistemin tonë shëndetësor duke krijuar boshllëqe në qendra shëndetësore, jo vetëm nëpër rrethe, por edhe në spitale në Tiranë. Urdhri i Mjekut konfirmon se për vitin 2022, certifikatën e sjelljes së mirë e kanë kërkuar 180 mjekë. Kreu i Urdhrit dr. Fatmir Brahimaj thekson se jo të gjithë braktisin profesionin në Shqipëri një herë e përgjithmonë.

"Është pak a shumë e njëjta tendencë si vitin e kaluar. Afro 180 mjekë kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë. Por, një pjesë e tyre shkojnë për të ndjekur doktoraturën, frekuetojnë klinika jashtë Shqipërisë, por edhe punësohen pasi në asnjë klinikë jashtë ata nuk mund ta veshin bluzën e bardhë pa pasur certifikatën e sjelljes së mirë që e marrin pranë Urdhrit", thekson dr. Fatmir Brahimaj.

Por, cilës fashë i përkasin mjekët që largohen drejt vendeve të tjera? Brahimaj shpjegon se nuk është vetëm paga që i josh ata.

"Janë kushtet e punës, është teknologjia e avancuar, siguria në punë, mbrojtja ligjore që kanë. Këtu, vetëm para pak ditësh dhunuan një mjeke në vendin e punës. Mjeku duhet vlerësuar dhe t'i krijohen kushte pune në mënyrë që të qëndrojë në vendin e tij", shprehet kreu i Urdhrit të Mjekut.

E ndërsa shumë mjekë zgjedhin klinika jashtë Shqipërisë për të ushtruar profesionin e tyre, për të siguruar një jetë më të mirë, mjekët e rretheve zgjedhin Tiranën për të punuar.

"Që një mjek të shkojë të punojë në rrethe, nuk mjafton vetëm bonusi i mjekut. Duhen parë të gjitha; strehimi i tij, puna për bashkëshorten, shkollimi i fëmijëve. Kjo duhet parë më me imtësi dhe në kompleksitet", sugjeron dr. Fatmir Brahimaj.
 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>