maj52016
Më 12 maj Provimi i Shtetit për mjekët, lista me emrat
Të enjten 96 kandidatë për mjekësinë do t'i nënshtrohen Provimit të Shtetit. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën emërore të tyre, ndërsa më parë kishte nxjerrë në faqen e saj zyrtare edhe listat e kandidatëve për profesionet e tjera për t'ju nënshtruar këtij provimi në muajin maj. Kandidatët që nuk e gjejnë veten në listë (kliko këtu) ose në rast pasaktësie, duhet të kontaktojnë në adresën provimshteti@outlook.com para nisjes së provimit.
Deri më tani provimit të shtetit për sezonin maj 2016 i janë nënshtruar stomatologët, farmacistët dhe logopedët, ndërsa në vazhdim deri më datë 25 maj do ta japin këtë provim edhe mjekët, infermierët, fizioterapistët, teknikët e laboratorit, ata të imazherisë dhe mamitë. (Shihni këtu datat dhe oraret e zhvillimit të provimit).
Kjo agjenci ka bërë me dije rregullat që duhet të kenë parasysh pjesëmarrësit në provim:
1. Të paraqiten 30 minuta para fillimit të provimit
2. Të kenë me vete kartë identiteti ose pasaportë
3. Të kenë me vete faturën e pagesës së tarifës për Provimin e Shtetit për llogari të AKP-së sipas herës së pjesëmarrjes në provim
4. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën që vërteton këtë ndryshim.