News

qer32016

Sterilizimi me koncesion në spitale?! Ja se çfarë thonë kirurgët

tags: kirurgji

Më në fund kirurgët në shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme do të punojnë më instrumente të reja kirurgjikale, ndërsa pacientët dhe personeli mjekësor kanë veshje mjekësore njëpërdorimshe, të cilat nuk lejojnë depërtimin e infeksioneve spitalore. Bisturitë apo mjetet e përdorura deri më tani kanë qenë të vjetruara dhe të konsumuara prej vitesh.

Shefi i klinikës së parë të kirurgjisë së përgjithshme, Prof.dr. Edmond Celiku, pak para hyrjes në operacionin e radhës thotë se ndihet i lehtësuar që këtë javë nuk ka konstatuar asnjë infeksion spitalor tek pacientët që ka operuar.

"Cilësia e sterilizimit, cilësia e instrumenteve dhe e veshjeve të të sëmurit dhe e personelit mjekësor është e lartë. Kjo e garanton shërbimin tonë ndaj pacientëve. Kjo është reflektuar gjatë gjithë këtyre javëve. Ne na kanë munguar infeksionet spitalore, që kanë qenë një problem shumë i madh", shprehet kirurgu Celiku.

Mjekët sqarojnë se pas ndërhyrjes kirurgjikale nuk janë ata që merren me instrumentet dhe sallën. Një kompani italiane e kontraktuar tërheq instrumentet për t'i dërguar në qendrën e sterilizimit, dezinfekton sallën e operacionit, mbledh veshjet njëpërdorimshe dhe mbetjet spitalore që prodhohen në sallë, për t'i kthyer ato në mbeturina urbane

Kirurgu Ervin Dibra shkon më tej kur shpjegon se të funksionuarit në mënyrë të tillë sjell shumë lehtësira si për mjekët dhe për pacientët. "Kjo gjë ka ndikim direkt në ambientin steril në të cilin operohet pacienti, në thjeshtimin e punës kirurgjikale gjatë ndërhyrjes tek pacientët e për pasojë kemi ndërhyrje më cilësore, si dhe thjeshton punën dhe kështu kemi një numër më të madh operacionesh gjatë një harku kohor të caktuar".

Para çdo operacioni rreth 3000 mijë sete me instrumente kirurgjikale janë gati për të plotësuar nevojat e spitaleve, ndërkohe që infeksionet spitalore pritet te reduktohen ndjeshëm.



Përgatiti: Alma Demiraj
Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>