News

kor252016

Bilanci i rëndë nga zjarri në repartin e Hemodializës në Spitalin Amerikan

tags: Dializë

Zjarrvënia e qëllimshme në repartin e Hemodializës të Spitalit Amerikan në SQU, rreth orës 11 të paradites së sotme ka shkaktuar një bilanc tragjik prej 2 pacientesh të vdekura, 2 tjerë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa rezultojnë të lënduar rreth 20 vetë mes të cilëve pacientë e personel i spitalit.

Policia e Tiranës ka njoftuar se viktima e parë e identifikuar Sanie Sulaj, 55 vjeçe, humbi jetën si pasojë e asfiksisë, ndërsa e dyta, Hani Mali, 55 vjeçe u gjet pa jetë poshtë krevatit pas flakëve që kishin përfshirë dhomën ku qëndronte e që shuan pas 30 minutash nga zjarrfikësit.

Përveç dy viktimave të pafajshme, të lënduar dhe në gjendje të rëndë janë autori i ngjarjes dhe viktima ndaj të cilit kishte projektuar sulmin me benzinë. Sipas dëshmive Lefter C., 57 vjeç pasi mbaroi dializën në konflikt e sipër me shtetasin D.Saraçi, e spërkati me benzinë atë dhe më pas i vuri zjarrin, por flakët dolën menjëherë jashtë kontrollit. U desh ndërhyrja e infermierëve (edhe këta të lënduar) për të shuar zjarrin mbi autorin dhe të dëmtuarin. Aktualisht ky i fundit rapotohet i shtruar në sallën  e reaminacionit pranë spitalit Ushtarak, kurse agresori i dyshuar në spitalin Amerikan 2. Personat e tjerë të lënduar mësohet se po marrin trajtim në spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut ndërsa janë të shumta dëmet materiale në repartin e Hemodializës, një pjesë e së cilës është shkrumbuar plotësisht. 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>