News

mar212017

Fruthi në rajon. Silva Bino: Epidemiologët të bindin prindërit që refuzojnë vaksinën

tags: Fruthi

Humbja e jetës së 17 fëmijëve të moshës 1-5 vjeç në  Rumani nga  fruthi si dhe shpërthime të kësaj sëmundje ngjitëse në Itali, Francë, Spanjë dhe vende të rajonit, kanë  alarmuar autoritetet shëndetësore në vendin tonë  për shkak të një tendence për të  refuzuar  vaksinën kundër fruthit që bëhet tek bebet 12-muajshe. Sipas shefes së departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), të  gjitha drejtoritë e shëndetit publik në të gjithë vendin do të kontrollojnë  kartelat e fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe shkolla  për të verifikuar ata që nuk e kanë bërë vaksinën.
"Epidemiologët duhet të bashkëpunojnë më qendrat shëndetësore, por dhe me drejtoritë e shkollave për të verifikuar të gjithë kartelat e nxënësve. Si fillim duhet të kontaktojnë prindërit në mënyrë që të binden të bëjnë vaksinën te fëmija i tyre pasi i riskohet jeta. Në rast të kundërt në bazë të ligjit të sëmundjeve infektive fëmija mund të përjashtohet nga shkolla. Kjo në të  mirë  të fëmijëve dhe komunitetit ", shprehet Dr.Bino
Ndonëse Shqipëria renditet ndër vendet që ka një mbulesë të lartë të vaksinimit të popullatës gati në masën 95%, vitet e fundit është vënë re refuzimi në rritje i prindërve për të bërë vaksinën e fruthit, çka sipas Binos këta prindër vënë në rrezik  jetën e fëmijës së tyre, por dhe të bashkëmoshatarëve.
"Për shkak të një fushate anti-vaksinë që bëhet nga organizata të caktuara është vënë re një refuzim në rritje edhe i prindërve në Shqipëri për t'i bërë fëmijës së tyre vakinën e fruthit. Ka numër të shtuar të rasteve në  Peqin, Delvinë, Fier, Vlorë, Shkodër, por edhe në  Tiranë", shprehet Dr.Bino. 
Prindërit shpesh nga mungesa e informacionit apo duke lexuar site të ndryshme në internet, të cilat publikojnë një propagandë të tillë duke bërë lidhje të vaksinës së fruthit me autizmin  nuk duan që të bëjnë tek fëmija e tyre këtë vaksinë. Por shpesh edhe mjekët rekomandojnë që kjo vaksinë të shtyhet në kohë, çka sipas Binos është e gabuar pasi nuk është provuar shkencërisht asnjë lidhje midis tyre. Vaksina e fruthit pasi bëhet te bebet 12 muajsh përsëritet në moshën 5 vjeç. 


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>