News

tet62017

Më 12-15 tetor organizohet Konferenca e 8 SEEC e Kemioterapisë dhe Infeksioneve

Shoqata Shqiptare e Infektivologjisë në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Kemioterapisë dhe Infeksionit (ISC) dhe Federatën Europiane të Shoqatave të Kemoterapisë dhe Infeksionit (FESCI) organizon në datat 13-15 tetor 2017, në Hotel Premium Beach Hotel, Golem, Durrës, Konferencën e 8 të Europës Juglindore të Kemioterapisë dhe Infeksioneve (8th Southeast Europe Conference of Chemotherapy and Infection).

Konferenca organizohet në partneritet me Shoqatat ndërkombëtare simotra nga Sllovakia, Sllovenia, Serbia, Gjermania, Greqia, Rumania, Bullgaria si dhe me Shoqatat partnere vendase si Shoqatën Shqiptare te Dermatologjisë dhe Venereologjisë, Shoqatën Shqiptare të Hematologjisë dhe Shërbimin e Hematologjisë, Shoqatën Shqiptare të Mikrobiologjisë, Departamentin e Farmacisë të FM, UMT, Shoqatën Kosovare të Sëmundjeve Infektive dhe Qendrën e Europës Juglindore për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive. 

Në të do të marrin pjesë lektorë nga shumë vende të rajonit dhe Europës dhe do të trajtohen probleme të rëndësishme të menaxhimit bashkëkohor të infeksioneve dhe kemioterapisë.

Konferenca do të akreditohet nga QKEV. Gjuha e konferencës do të jetë anglishtja.
Për më shumë informacion në lidhje me programin e konferencës shihni në website-in e Shoqatës.
www.shshi.al  ( shih 8SEEC)


Klikoni këtu për të parë programin.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>