qer162014
Oritavancina:antibiotiku monodozë kundër infeksioneve të lëkurës
Sipas një studimi të Duke University, në luftën kundër infeksioneve të mëdha të lëkurës, përfshirë edhe ato të staphylococcus aureus meticilinë-rezistent (MRSA) një atibiotikë i ri endovenozë me dhënie të vetme (një dozë në ditë) i është shtuar listës së barnave të FDA për aprovim. Antibiotiku i ri, oritavancin, është po aq efikas sa dhe infuzionet e kryera dy herë në ditë për më shumë se një javë. Avantazh i barit është kapaciteti i tij për të anulluar një nga faktorët kryesorë të rezistencës nga përdorimi i antibiotikëve: tendencën e pacientëve për të ndërprerë trajtimin menjëherë sa ndihen më mirë. " Në këtë mënyrë bakteret e mbijetuar mund të krijojnë rezistencë ndaj mjekimeve, por aktiviteti i zgjatur i oritavancin zgjidh problemin" thotë Ralph Corey, studiues në Duke dhe bashkëautor i studimit të publikuar në New Engalnd Journal of Medicine (NEJM). Të dhënate para mbi oritavancinën na vijnë nga dyv studimeve
fase III (SOLO), të nisur në 2013. Studimet
fase I dhe
II treguan se marrja e një infuzioni të vetëm të oritavancinës për tre orë, ishte e barasvlefshme me marrjen e dy infuzioneve në ditë vankomicinë për 7-10 ditë. "Bari ka gjysëm-jetë plazmatike mjaftueshëm të gjatë që na mundëson trajtim me një dozë të vëtme." Shpjegon Corey, profesor i sëmundjeve infektive në Duke dhe kordinator i studimeve SOLO. Këto studime i janë prezantuar FDA-së në kërkesën e aprovimit të barit oritavancin, produkt i The Medicines Company i Parsippany, në New Jersey. " Rezultatet e publikuara në NEJM flasin për studimin e parë të kryer që përfshiu 475 pacientë të randomizuar për të marrë barin eksperimental, dhe 479 të trajtuar me vankomicinë me skemë terapeutike: dy infuzione në ditë për një javë ose më shumë. Efikasiteti i dy antibiotikëve në uljen e temperaturës dhe reduktimin e zonës së dëmtuar (plagës) me 20% brenda 48-72 orëve të para të terapisë ishte i krahasueshëm edhe në bartësit e infeksioneve MRSA. "Të kesh një bar që jepet në një dozë të vetme, jo vetëm mund të parandalojë dhe reduktojë shtrimet në spital për infeksione të lëkurës por limiton edhe qëndrimin në spital", përfundon studiuesi.