News

shk102015

Bakteret ushqimore: rezistenca në rënie për disa, në rritje për të tjerët

Sipas një raporti nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC). ka lajme të mira dhe të këqija në lidhje me rezistencën për antibiotikët nga mikrobet që shkaktojnë sëmundje me origjinë ushqimore. Të dhënat e fundit nga Narms, National Antimicrobial Resistance Monitoring System - Enteric Bacteria, një sistem mbikqyrës shëndetësor publik amerikan që regjistron rezistencën antimikrobike me origjinë ushqimore dhe të baktereve të tjera të zorrëve tregojnë progres në uljen e rezistencës. "Por, për fat të keq jemi duke parë më shumë rezistencë në disa patogjenë të till si salmonela" thotë Robert Tauxe, zëvendës drejtor i Divizionit të Sëmundjeve të Mjedisit CDC në Atlanta në një njoftim për shtyp. Çdo vit infeksionet rezistente për antibiotikët nga mikrobet me origjinë ushqimore shkaktojnë rreth 430.000 raste të sëmundjes në Shtetet e Bashkuara sipas CDC. Dhe të dhënat e fundit nga agjensia që  prej vitit 2012 tregojnë se shkalla e infeksionit nga salmonela multi-rezistente përgjegjëse për rreth 100.000 raste në vit të sëmundjes ka rënë në dekadën e fundit dhe se rezistenca për dy klasa të rëndësishme të antibiotikëve, cefalosporina dhe fluorochinoloni mbetet e ulët. "Ana negative është se shkalla e rezistencës ndaj kinolonit të Salmonela Typhi shkakton ethe tifoide u rrit në 68% në vitin 2012. Dhe kjo do të thotë se kjo klasë e barnave, një nga trajtimet më të zakonshme për ethet tifoide, mund të ketë humbur efektivitetin" thekson Tauxe. Por një tjetër rezistencë po vjen: sipas CDC janë rezistentë ndaj ceftriaxone një cefalosporinë, rreth 20% e infeksioneve nga Salmonella Heidelberg, një sierotip i cili në Shqipëri rrallë është përgjegjës për rastet e enteriteve tek njerëzit, ndërsa në SHBA mbizotëron sidomos në ushqimet me origjinë shtazore dhe tek pulat. "Dhe rezistenca ndaj ceftriaxone e bën trajtimin e infeksioneve të rënda nga Salmonella të vështirë, sidomos tek fëmijët" theksoi zyrtari i CDC-së. Ndër rezultatet e tjera: rezistenca e Campylobacter tek Ciprofloxacin mbetet në 25% që nga viti 2005, edhe pse është e ndaluar tek shpendët përdorimi i enrofloxacinës, një Fluoroquinolon i ngjashëm me të parin. Në të kundërt, Shigella është rezistente ndaj Ciprofloxacinës në 2% të rasteve, ndërsa arrin në 4%  për azitromicinen.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>