News

dhj272017

VAKSINAT ANTIGRIP

Asnjë rrezik për alergjikët nga veza

«Kur dikush merr një vaksinë antigrip, operatorët e shëndetit shpesh kërkojnë informacione nëse personi në fjalë ka patur ndonjëherë alergji nga veza. Duam t'ua bëjmë të ditur atyre që kanë alergji nga veza dhe operatorëve të shëndetit, se gjithë kjo, nuk është më e nevojshme. Prova të forta që nga viti 2011, kanë treguar se vaksina antigrip nuk sjell asnjë rrezik për alergjikët nga veza", thotë alergologu Matthew Greenhawt, në Spitalin e Fëmijëve, Kolorado, autor kryesor i udhëzimeve.
Në të vërtetë janë publikuar studime të shumta të zhvilluara mbi mijëra pacientë me alergji nga veza (disa prej të cilave me forma kërcënuese për jetën), që kanë bërë vaksinën antigrip dhe nuk kanë paraqitur asnjë lloj reaksioni alergjik. Kjo ndodh sepse vaksina antigrip nuk përmban proteina të vezës të mjaftueshme për të provokuar një reagim alergjik, edhe te pacientët me alergji të rënda.
Parametrat e mëparshëm praktikë parashikonin që pacientët alergjikë ndaj vezës mund ta merrnin qetësisht vaksninën pranë një ambulatori të specialiteteve, por këta tregues të rinj nënvizojnë se masat e posaçme nuk janë të nevojshme. Kështu pra, nuk është e nevojshme të shkohet tek alergologu për vaksinën antigrip, të kërkohen vaksina të veçanta që nuk përmbajnë gjurmë veze, të parashikohen periudha mbikëqyrjeje më të gjata se normalja pas vaksinimit, madje as të kërkohen informacione në lidhje me alergjinë e mundshme nga veza, para vaksinimit.
Këto rekomandime të reja të komunitetit alergologjik pajtohen me ato të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjes dhe Parandalimin, në Akademinë Amerikane të Pediatrisë, të cilat theksojnë sigurinë dhe rëndësinë e vaksinës antigrip për pacientët alergjikë nga veza.
"Janë me qindra e mijëra të shtruar dhe me dhjetëra mijëra të vdekur në Shtetet e Bashkuara çdo vit për shkak të gripit. Pjesa më e madhe e këtyre mund të ishte evituar me një vaksinim antigrip", përfundon alergologu John Kelso, nga Scripps Health, bashkautor i studimit.

 

Annals of Allergy, Asthma and Immunology 2017. Doi: 10.1016/j.anai.2017.10.020 http://www.annallergy.org/article/S1081-1206(17)31187-0/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>