Pediatri

maj82020

Covid-19. Rrezik infektimi me rihapjen e shkollave. Në Itali hidhet ideja e vaksinimit antigrip të detyrueshëm

Me hapjen e shkollave në vjeshtë, në të ashtuquajturën fazë 3, pa ndërhyrje specifike, fëmijët mund të bëhen shpërndarës të vërtetë të coronavirusit; që tani, vlerësohet një normë prej 42-47% e popullatës pediatrike me fëmijë asimptomatikë dhe/ose me disa simptoma të pakta dhe të lehta  nga Covid-19. Në këtë kontekst, Shoqata Italiane e Pediatrëve (SIMPE), kërkon riorganizim të hapësirave të përbashkëta, siç janë klasat në shkolla, por edhe që pediatrët familjarë në zonë të pajisen me mjetet bazë për kërkimin e pranisë së Covid-19 në fëmijëri dhe adoleshencë. Ndër këto: analiza serologjike që duhet të konfirmohet me tamponin dhe vaksinimi masiv me antigrip, i cili do të bëjë të mundur identifikimin e menjëhershëm të rasteve me Covid-19 duke shmangur ngatërrimin e simptomave me ato të gripit.

"Me hapjen e shkollave në shtator, do të ketë një revolucion të vërtetë në infektimin me Covid-19, shpjegon Giuseppe Mele, president i SIMPE-s. Është mjaft e qartë se në këto kushte, rihapja e shkollave do të favorizojë përhapjen e infeksionit te fëmijët, të cilët nga ana e tyre do ta çojnë infeksionin në shtëpi, me rrezikun real të një kulmi të ri të epidemisë. Për më tepër, duhet shtuar se gjatë vjeshtës fillon përhapja e sëmundjeve infektive normale sezonale, përfshirë gripin, i cili do ta bëjë edhe më të vështirë vlerësimin e mëtejshëm të situatës epidemiologjike. Për këtë arsye, ne kërkojmë vaksinimin e detyrueshëm antigrip për fëmijët nga 6 muajsh deri në 14 vjeç. E kërkojmë tani, për në shtator-tetor, kur del qarkorja e ministrisë me fashat moshore që duhet të bëjnë vaksinim. Vaksinimi i popullatës pediatrike në tërësi do të thotë të ndihmohet për të kuptuar, kush do të ketë virusin Covid-19. Kjo do të thotë të veprosh mbi "patologjinë e komunitetit. Një qasje krejtësisht e ndryshme nga ajo e përdorur deri më tani".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>