News

shk62018

Preket nga tetanosi dhe shtrohet në spital. Prindërit, në gjyq, për mosvaksinim.

Fajtorë për shkaktim të dëmeve personale. Kjo është akuza për prindërit e vajzës 7 vjeçare, shtruar në spitalin e fëmijëve në Torino, për shkak të prekjes nga tetanosi.

Ndërsa në të gjithë botën vazhdojnë "pro"-të dhe "kundra"-t në lidhje me vaksinimin, në Itali është regjistruar një tjetër paciente, që mendohet se është viktimë e neglizhencës ose e mospranimit të vaksinimit nga ana e prindërve të saj.

Vajza e lindur në vitin 2010, nuk ishte vaksinuar, ndërkohë që, sipas përcaktimeve nga Ministria Italiane e Shëndetësisë fëmijët vaksinohen sipas një cikli bazë me 3 doza në vitin e parë të jetës dhe një ripërsëritje në moshën 6-vjeçare. Vogëlushja është shtruar fillimisht në repartin e terapisë intensive dhe më tej, në atë të reanimacionit, për të dalë nga spitali pas thuajse një muaji.

Kjo ka qenë arsyeja pse prindërit e vajzës janë hedhur në gjyq, me padinë: "Fajtorë për shkaktim të dëmeve personale".
Prokurori ka urdhëruar një konsultim teknik për të përcaktuar praninë e një lidhjeje shkakësore ndërmjet mungesës së vaksinimit dhe "reagimit patologjik" të mëvonshëm të fëmijës, si dhe një vlerësim të kushteve aktuale të fëmijës. Gjatë këtij procesi, është zbuluar gjithashtu se edhe vëllai i vogël i vajzës nuk është vaksinuar.

Prindërit u vetëmbrojtën, duke thënë se ishin njerëz "të arsyeshëm" dhe se gjithmonë i kishin kushtuar shumë rëndësi shëndetit të fëmijëve të tyre. Tani, për këtë, do t'u duhet të bindin edhe gjykatën.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>