News

nën72022

Ndryshon kalendari i detyrueshëm i vaksinave. ISHP: Hyn vaksina ndaj HPV për vajzat 13 vjeç

Të gjitha vajzat që kanë lindur në vitin 2009 dhe këtë vit bëjnë 13 vjeç do të vaksinohen ndaj Human Papiloma Virus, i cili shkakton kancerin e qafës së mitrës. Nëpër qendra shëndetësore ka prindër që kanë nisur të interesohen, sikundër ka të tjerë që janë skeptikë. Sipas mjekës së konsultorit Amarilda Alushaj, në qendrën shëndetësore numër 8 në Tiranë kjo është një vaksinë  e rëndësishme e cila do të ndihmojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, mjaft i përhapur në vendin tonë. Por, a ka efekte anësore vaksina ndaj Human Papiloma Virus?

"Vaksina është monodozë dhe siguron një mbrojtje për një periudhë dhjetëvjeçare. Pas kësaj periudhe do të rishikohet. Ajo nuk jep efekte anësore, përveç një skuqjeje te krahu, pak marramendje, kuptohet jo te të gjitha vajzat si dhe pak dhimbje koke", shpjegon mjekja Amarilda Alushaj.

Por, me shtimin e vaksinave ndryshon edhe kalendari i detyrueshëm i vaksinimit në vendin tonë.

"Vaksina që bëhej në moshën 14 vjeç më parë, ajo e difteri-tetanozit tanimë do të kryhet në moshën 13 vjeç. Ajo do të kryhet në të njëjtën ditë me atë të HPV-së, por në krahë të ndryshëm për vajzat. Po kështu edhe djemtë do ta bëjnë në moshën 13 vjeç vaksinën kundër difteri-tetanozit", shpjegon mjekja Alushaj.

Sipas të dhënave të INSTAT janë gjithsej 16 mijë e 34 vajza që këtë vit mbushin 13 vjec dhe që do të bëjnë vaksinën ndaj HPV-së.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>