News

kor272018

Pilula 72 orëshe e urgjencës, për herë të parë, në listën OTC. Gjinekologët e kundërshtojnë...

Në listën e barnave që jepen pa recetën e mjekut, listë e cila u miratua vetëm para pak ditësh nga qeveria, janë futur edhe pilulat e urgjencës, që përdoren nga femrat për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar.

Por, mjekët gjinekologë, të pyetur nga Farmacist33, thonë se përdorimi i kësaj pilule pa rekomandimin e mjekut ka pasoja te pacientet, pasi ajo nuk duhet përdorur më shumë se 3 apo katër herë në vit.

Këto pilula kanë në përbërjen e tyre hormone të cilat nuk lejojnë ngjizjen. Por, sipas gjinekologëve, kur ato përdoren disa herë pa rekomandimin e mjekut, dëmtojnë shëndetin riprodhues te femrat. Nga ana tjetër, këto pilula, thonë mjekët, janë shumë të mira përsa i përket uljes së numrit të aborteve. Ato pihen deri në 72 orë pas marrëdhënies seksuale, kur pacientet ndodhen para faktit të një shtatzënie të padëshiruar, por janë po aq të dëmshme nëse përdoren pa kriter.

Kështu në listën e barnave OTC me 813 produkte që mund të lëshohen pa recetë këtë vit, mund të jepet nga farmacisti: norlevo, postinor dhe ella one.

Listën e plotë të barnave OTC për vitin 2018, e gjeni këtu.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>