News

dhj112018

Instituti i Shëndetit Publik: Është koha për t'u vaksinuar

tags: vaksina, grip, ISSH

Ndonëse ende nuk është izoluar asnjë rast me grip në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, specialistë të këtij institucioni bëjnë thirrje për vaksinimin e popullatës. Ekspertja e sëmundjeve infektive Silva Bino thotë se gjithë popullata duhet të kujdeset për të siguruar mbrojtje ndaj virusit të gripit.

"Ne kemi ngritur sistemin e survejancës. Nga mostrat që na vijnë nga mjekët e familjeve, ende nuk kemi izoluar asnjë rast me grip, por gjithsesi, popullata duhet të fillojë të vaksinohet. Vaksina e gripit mund të bëhet në çdo kohë", thekson shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Bino.

Nëpër poliklinika ka nisur të shpërndahet vaksina që ofrohet falas për grupet e riskut, ndërkohë që qytetarët e tjerë mund t'u drejtohen farmacive në tregun e lirë për të marrë vaksinën antigrip. Virusi i gripit, thonë ekspertët, nuk duhet neglizhuar pasi shkakton komplikacione të rënda. Vaksina rekomandohet të bëhet nga të gjithë, përfshirë edhe gratë shtatzëna pasi siguron mbrojtje edhe për beben nëpërmjet nënës.

Falas janë siguruar vetëm 100 mijë doza, për të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe bluzat e bardha.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>