jan292019
Autoriteti i Konkurrencës pezullon vendimin e Urdhrit të Stomatologut dhe paralajmëron klinikat dentare
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të pezullojë vendimin e Urdhrit të Stomatologut për çmimet dysheme që publikoi si referencë, deri në përfundim të hetimit që ka nisur për këtë qëllim.
Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron klinikat dentare se do të ndëshkohen me gjobë nëse do të fillojnë të aplikojnë çmimet që ka publikuar Urdhri.
Autoriteti ka konstatuar se publikimi i kësaj liste bie në kundërshtim me ligjin. Procesi i hetimit që ka nisur Autoriteti i Konkurrencës mund të zgjasë deri në tre muaj. Deri atëherë, asnjë klinikë nuk duhet të zbatojë çmimet referencë të Urdhrit.
Në rast të shkeljes së këtij vendimi, Urdhri i Stomatologut gjobitet deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës, ndërsa gjoba individuale shkon deri në 5 milionë lekë.
Vendimet i lexoni duke klikuar më poshtë:
Vendimi Nr. 586, Datë 28.01.2019
"Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ofrimit të shërbimeve stomatologjike".
Vendimi Nr. 587, Datë 28.01.2019
"Për marrjen e masave të përkohshme në tregun e ofrimit të shërbimeve stomatologjike"
Alma Demiraj