News

shk122019

Virusi i gripit. Shqipëria, ndër 9 vendet me intensitet të lartë të përhapjes së virusit

Shqipëria renditet ndër 9 vendet me intensitet të lartë të përhapjes së virusit të gripit në Europë. Me intensitet të lartë janë edhe dy vendet fqinje Greqia dhe Italia. Në vendin tonë numërohen mbi 20 mijë raste të raportuara në javë, që janë prekur nga infeksionet respiratore dhe virusi i gripit. Por, ky numër mund të jetë edhe më i madh pasi një pjesë e qytetarëve nuk paraqiten te mjeku.

Duke iu referuar këtyre shifrave ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik nuk flasin ende për epidemi gripi, por thonë se jemi afër pragut të epidemisë. Madje, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i rasteve këtë vit është 10% më i ulët, siç shpjegojnë ekspertët.

Por, gjithsesi, i numri i të prekurve po rritet shpejt. Në sallën e reanimacionit në Sanatorium, ka disa raste në gjendje të rëndë që po i nënshtrohen terapisë intensive, ndërkohë që 4 persona kanë humbur jetën këtë vit nga virusi i gripit.

Në fakt, në vendin tonë, po qarkullojnë dy viruse gripi, ai i tipit A me nëntipet AH1N1 dhe AH3N2, si dhe virusi i tipit B. Ndaj mjekët vijojnë t'iu bëjnë apel qytetarëve që të mos e neglizhojnë vaksinën e gripit, pasi ajo mund të aplikohet në çdo periudhë. Vaksina e gripit ndihmon në rastet kur personi preket nga virusi që ta kalojë më lehtë dhe jo me komplikacione të rënda, siç janë pneumonitë akute.

 

Alma Demiraj


Buletini i ISHP-së për sëmundjet infektive:


HARTA E INTENSITETIT TË VIRUSIT NË EUROPË. Burimi: ISHP

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>