News

shk142019

Shefat e shërbimeve. Firmosen emrat e fituesve. Ja, lista e plotë! 

Pas 2 muajsh e gjysmë që nga përfundimi i konkursit për përzgjedhjen e shefave të shërbimit në qendrën më të madhe spitalore në vend, më në fund, dy ministret, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, kanë firmosur emrat fitues që janë zyrtarisht drejtuesit e rinj.

Por, edhe këtë radhë, lista nuk i ka të gjithë emrat pasi në Qendrën Spitalore Universitare numërohen 41 shërbime, ndërkohë që në listën e siguruar nga Doktor33, janë publikuar vetëm 32 shërbime, të cilët kanë tani drejtuesit e përzgjedhur, shumica e të cilëve janë ata që kanë qenë më parë.

Nga këto shërbime që janë publikuar vetëm 8 drejtues janë të rinj, siç është ai i shërbimit të Hematologjisë i cili do të drejtohet tanimë nga Arben Ivanaj apo shërbimi infektiv nga Najada Como, ndërsa shërbimi infektiv në Pediatri do të drejtohet nga Gjeorgjina Kule. Ndërkohë, nuk janë publikuar emrat e kandidatëve fitues që do të drejtojnë 9 shërbime që janë në proces gjyqësor, në Gjykatën Administrative. Bëhet fjalë për shërbime siç është Kardiokirurgjia, Dermatologjia, Endokrinologjia apo Urologjia, ku janë shkualifikuar të dy kandidatët.

Me sa duket, ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit presin vendimet që do të ndërmerren nga gjykata. Ndërkohë, në Urologji do të ketë një tjetër konkurs.

Alma Demiraj

 

Lista e plotë e drejtuesve të rinj




Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>