News

mar122019

Viti 2018. Bie me 17.4% numri i lindjeve

Numri i bebeve që lindin, po reduktohet nga viti në vit. Sipas raportit më të fundit të INSTAT-it, lindjet kanë rënë me gati 17.4 %. Në 1 janar 2019, kemi pothuajse 3700 më pak meshkuj të moshës nga 0-4 vjeç dhe gati 3000 femra më pak të po kësaj moshe, krahasuar me 1 janar 2018, vetëm për shkak se gratë shqiptare kanë ulur numrin e lindjeve. Mjekja Brikena... pranë konsultorit të fëmijës në Qendrën Shëndetësore 8, thotë se është rritur mosha në të cilën gratë vendosin të sjellin në jetë një bebe. Ato janë më të prirura drejt karrierës dhe tani, çiftet e reja zgjedhin të bëjnë vetëm një fëmijë ose maksimumi dy.

E parë në aspektin social, ulja e numrit të lindjeve është një prirje e vendeve te zhvilluara, por sipas sociologëve, për Shqipërinë kjo duket e sforcuar. Shqiptarët po emigrojnë dhe po emigrojnë ata të moshës së re, 18-49 vjeç.

"Është prirje e sforcuar sepse nënat shqiptare duan të lindin, por nuk kanë kushte për të mirërritur fëmijën e tyre. Ato nuk kanë të ardhme të sigurt. Emigrimi luan rol sepse po ikin moshat 18-49 vjeç dhe kjo hemorragji e gjakut shqiptar është humbje e madhe. Ky duhet parë si problem kombëtar, pasi shqiptarët po lindin jashtë dhe nuk kthehen më. Ne po humbim atdheun, po humbim Shqipërinë", shprehet sociologu Zyhdi Dervishi.

Sociologu i njohur Zyhdi Dervishi propozon edhe çfarë duhet bërë për të shpëtuar nga ky fenomen.
"Mund të duket pak si utopike, por qeveria duhet ndërhyjë menjëherë që të frenojë uljen e numrit të lindjeve dhe plakjen popullsisë. Unë mendoj se gratë që lindin, duhen paguar deri në tre vjet me rrogë të plotë", shprehet ai.

Raportin e plotë të INSTAT, mund ta lexoni këtu:

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>