Gjinekologji

kor92024

Fertilizimi i asistuar. Ndotja atmosferike redukton numrin e lindjeve. Ja, studimi

Ekspozimi ndaj grimcës PM, para marrjes së vezëve gjatë fertilizimit in vitro, mund ta reduktojë me 40% probabilitetin për lindjen e një fëmije, sipas një studimi të publikuar në Human Reproduction.

Gjatë viteve të fundit, kanë rezultuar gjithnjë e më shumë evidenca mbi lidhjen ndërmjet ndotjes dhe shëndetit riprodhues. Një evidencë e re ka rezultuar nga ky studim, në të cilin është analizuar ekspozimi ndaj PM10 gjatë dy javëve përpara marrjes së vezëve, duke zbuluar se probabiliteti për lindje gjallë reduktohej me 38%, duke krahasuar kuartilin më të lartë të ekspozimit (nga 18.63 në 35.42 µg/m3) me atë më të ulët (nga 7.08 në 12.92 µg/m3). Praktikisht, sa më e madhe të jetë grimca PM, aq më të vogla janë mundësitë që fëmija të vijë.
Për të marrë këto rezultate, studiuesit ekzaminuan 3,659 transferime të embrioneve të ngrira nga 1,836 paciente gjatë tetë viteve në Perth. Mosha mesatare e grave ishte 34.5 vjeç në momentin e marrjes së vezëve dhe 36.1 vjeç në momentin e implantimit. Përqendrimet e ndotësve të ajrit u vlerësuan gjatë katër periudhave të ekspozimit përpara marrjes së vezëve (24 orë, 2 javë, 4 javë dhe 3 muaj), me modele të krijuara për të llogaritur bashkëekspozimet. Edhe rritja e ekspozimit ndaj PM2.5 gjatë 3 muajve para marrjes së vezëve, u shoqërua me një ulje të mundësisë për lindje të gjalla, por jo vetëm. Studiuesit theksojnë se "ndikimi negativ i ndotjes u vu re, pavarësisht cilësisë së shkëlqyer të përgjithshme të ajrit gjatë periudhës së marrë në konsideratë, me nivelet e PM10 dhe PM2.5, që tejkalonin vlerat e pragut të OBSH-së vetëm me 0,4% dhe në 4,5% të ditëve të studimit.

Ndërsa, lidhja midis ndotjes dhe rezultateve më të dobëta riprodhuese tani është e qartë, mekanizmat themelore janë ende të paqarta. "Ndryshimet klimatike dhe ndotja mbeten kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut dhe riprodhimi nuk është imun ndaj tyre. Edhe në një pjesë të botës me cilësi të jashtëzakonshme të ajrit, ku shumë pak ditë i tejkalojnë kufijtë maksimalë të pranuar të ndotjes ndërkombëtarisht, ekziston një lidhje e fortë negative midis niveleve të pluhurit të imët dhe shkallës së lindjeve në ciklet e transferimit të embrionit të ngrirë. Minimizimi i ekspozimit ndaj ndotësve duhet të jetë një prioritet kryesor i shëndetit publik", përfundon autori kryesor Sebastian Leathersich.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>