News

mar192019

Infertiliteti mashkullor. Identifikohet molekula e dobishme për të trajtuar patologjinë

Një studim i botuar në "Cell Reports" dhe i kryer nga hulumtuesit e Spitalit Universitar "Agostino Gemelli" IRCCS dhe nga Universiteti Katolik i Romës, ka nxjerrë në pah rolin themelor të proteinës Sam68 në formimin e spermatozoidëve dhe rrjedhimisht, në fertilitetin mashkullor. Siç shpjegojnë autorët, qelizat embrionale mashkullore kanë repertorin më të gjerë të varianteve transkriptuese në indet e gjitarëve, por faktorët dhe mekanizmat që i nënshtrohen këtij diversiteti të theksuar, janë kryesisht të panjohura.

"Proteina Sam68, ka rezultuar se luan rolin e një kujdestari të vëmendshëm të proceseve të ndërlikuara në maturimin e spermatozoidëve dhe kryeson mbrojtjen e bagazhit të mesazherëve molekularë ose të mARN, të cilët do t'iu shërbejnë spermatozoidëve për t'u maturuar, për të arritur ovocitin dhe për ta fekonduar atë, si edhe në fazat e hershme të zhvillimit të embrionit", thotë Claudio Sette (Instituti i Anatomisë Njerëzore dhe Biologjisë Qelizore, në Universitetin Katolik të Romës), autor kryesor i studimit.

Sam68, një molekulë rregullatore e procesit të quajtur splicing, është shumë e shprehur në qelizat mejotike dhe ablacioni i saj përcakton një spermatogjenezë defektoze. Hulumtuesit kanë zbuluar në një model shtazor një program të gjerë splicing-u të kryer nga Sam68 përmes mejozës dhe kanë vënë re se mungesa e Sam68, përcakton preferencialisht një ndërprerje të parakohshme të transkriptit në zonat e poliadenilimit të brendshëm. Në praktikë, te minjtë, te të cilët gjeni që kodon për proteinën Sam68 nuk funksionon, nuk prodhohen spermatozoidë të pjekur, sepse roli i proteinës Sam68 është të ngjitet pas shumë mRNA-ve që përmban qeliza e cila do të shndërrohet në spermatozoid dhe të bëjë të mundur që ato të funksionojnë në kohën e duhur, gjatë fazave të ndryshme të maturimit të vetë spermatozoidit.

Sipas autorëve, studimi tregon një mekanizëm molekular me rëndësi thelbësore për diferencimin e qelizave embrionale mashkullore dhe për fertilitetin mashkullor. "Duke qenë se bëhet fjalë për një kërkim bazë, është e mundur që në të ardhmen të mund të studiohet shprehja e kësaj proteine, për të karakterizuar pacientët me patologji të infertilitetit mashkullor", përfundon Sette.

 

Cell Reports 2019. Doi: 10.1016/j.celrep.2019.02.058
https://doi.org/10.1016/j.celrep.2019.02.058


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>