News

pri52019

Fruthi në Shqipëri. 225 raste për tre muaj. ISHP-ja: Të vaksinohet edhe personeli mjekësor

Problematike duket situata e fruthit në Shqipëri. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 225 raste me fruth. Ekspertja e sëmundjeve infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se do të kemi raste në rritje për sa kohë kemi prindër që refuzojnë t'ua bëjnë vaksinën fëmijëve të tyre.

Tirana ka numrin më madh të pacientëve me fruth, për shkak se ka edhe numrin më të lartë të prindërve që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve, sipas dozave të caktuara. Por, këto ditë, edhe Korça, edhe Lezha kanë shfaqur numër të rritur të pacientëve me fruth, madje në Korçë edhe ndër radhët e personelit mjekësor, të cilët kishin hezituar të bënin vaksinën.

"Tanimë duhet të ndërgjegjësohet i pari vetë personeli mjekësor, për të bërë të gjitha vaksinat, pasi rrezikon jetën e tij. Në Korçë, duke trajnuar pacientët me fruth, u prekën edhe infermierët", shprehet zonja Bino.

Për të frenuar rritjen e numrit të të prekurve, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, ka gati një plan të ri masash.
"Tanimë do të monitorojmë çdo kartelë shëndetësore të fëmijëve që frekuentojnë çerdhe, kopshte dhe shkolla, madje dhe universitete, pa lënë mënjanë kartelat e personelit mjekësor", u shpreh zonja Bino.

Ndërkohë, fruthi po përhapet shpejt edhe në disa vende të tjera të Europës. Në Itali, tanimë vaksina anti fruth është bërë e detyrueshme dhe asnjë nxënës nuk pranohet në shkollë nëse nuk është i vaksinuar.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>