News

nën52019

Mjekët shqiptarë drejt Gjermanisë. 160 largime përgjatë vitit 2019

Mjekët e rinj që dalin nga sistemi ynë arsimor, duket se synojnë gjithnjë e më shumë vendet e Perëndimit për të ushtruar profesionin e tyre. Gjermania është shteti që u ka hapur derën mjekëve të rinj dhe jo vetëm. Në zyrat e Urdhrit të Mjekut ka çdo ditë mjekë të cilët paraqiten për të marrë certifikatën e sjelljes së mirë, pa të cilën nuk mund të largohen, pasi u kërkohet si dokument në vendin ku ofrohen për të punuar.

"Në gjashtëmujorin e parë të vitit, patëm 80 mjekë që u larguan. Edhe në këtë gjashtëmujor duket se do të kemi të njëjtën shifër. Kur kanë mbetur edhe dy muaj nga mbyllja e vitit, kemi 160 mjekë më pak për vitin 2019", u shpreh për Doktor33, Fatmir Brahimaj, kreu i UMSH-së.

Por, organizma të njëjtë si Urdhri i Mjekut në Shqipëri thonë se pas Gjermanisë pritet që edhe Anglia të bëjë të njëjtën gjë dhe mjekët shqiptarë do të kenë një tjetër portë të hapur për t'u larguar për paga më të mira dhe kushte më të mira pune.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>