News

nën122019

Tuberkulozi. Shqipëria me incidencë të ulët, por raste të reja ka çdo javë

Ndonëse në popullatë njihet si sëmundje e frikshme dhe thuhet se është zhdukur, tuberkulozi është i pranishëm në vendin tonë, madje me një numër të konsiderueshëm rastesh të reja që preken çdo vit. Specialistët përllogaritin 15 të prekur për çdo 100 mijë banorë. Mjekja epidemiologe Donika Bardhi e cila monitoron këtë sëmundje pranë ISHP-së, thotë se raste ka çdo javë.

"Vetëm për vitin 2018, kemi pasur 240 raste të reja që kanë marrë trajtim mjekësor. Çdo javë konstatojmë raste me tuberkuloz", shprehet Bardhi.
Popullata vaksinohet ndaj tuberkulozit, por sërish risku i përhapjes së kësaj sëmundje ekziston, pasi përhapet nëpërmjet ajrit, thonë ekspertët e shëndetit publik.

"Më të riskuar janë familjarët që qëndrojnë pranë pacientit të infektuar nga bacili që shkakton tuberkulozi", shprehet dr. Bardhi.
Një i infektuar nga tuberkulozi mund të infektojë nëse qëndron shumë gjatë pranë tij dhe nëse ka sëmundje të tjera apo imunitet të rënë dhe bacili që shkakton tuberkulozin gjen terren të përshtatshëm. Ka simptoma të njëjta me një pneumoni.
Por, ndonëse vite më parë tuberkulozi shkaktonte numër të lartë vdekjesh për shkak edhe të mungesës së trajtimeve mjekësore, në ditët e sotme, mjekët thonë se është i shërueshëm dhe ka vdekshmëri shumë të ulët.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>