News

shk242020

Covid-19. Virusi ngadalësohet. Numri i shërimeve kapërcen atë të infektimeve

Numri i të shëruarve nga coronavirusi në Kinë ka tejkaluar për herë të parë numrin e infeksioneve të reja që nga shpërthimi i krizës, të cilat kanë rënë në minimum që nga 29 janari: nga spitali kanë dalë 1.824 vetë, ndërsa janë infektuar 1.749 vetë. Kjo është një panoramë inkurajuese, ndonëse ajo e përgjithshme mbetet shumë komplekse.

"Ndonëse janë verifikuar disa ndryshime pozitive mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, situata në Vuhan është ende serioze", ka thënë nën kryeministri kinez Sun Chunlan pas një vizite në Hubei, në krye të grupit për kontrollin e epidemisë dhe intervistave me personelin shëndetësor vendor. Suni nxiti "parandalimin, në mënyrë që sëmundjet, nga të buta, të mos bëhen serioze".
Presidenti Xi Jinping, nga ana tjetër, ka kërkuar më shumë vëmendje për mbrojtjen dhe shëndetin të punonjësve mjekësorë, në mënyrë që "ata të mund të përqendrohen në fitimin e betejës kundër epidemisë së coronavirusit".

Sa u përket infeksioneve të raportuara në Kinë, në Hubei (epiqendra e epidemisë) numri ka qenë 56, një numër në ulje, në ditën e 15-të. Vdekjet në provincë u rritën me 132 njësi, në 1.921, ndërsa infeksionet e reja të sigurta kanë qenë 1.693, më të ulëtat që nga 11 shkurti dhe për të dytën ditë, kanë qëndruar nën kuotën 2,000, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 61.682 (74,188 në të gjithë Kinën). Në Kinë ka patur 2,014 vdekje, ndërsa rasti i parë i coronavirusit në Afrikë, i regjistruar në Egjipt, është në shërim e sipër: testet e fundit të kryera mbi pacientin, një qytetar kinez, ishin në të vërtetë negative për Covid-19.
Hong Kongu, nga ana tjetër, regjistroi viktimën e dytë: një burrë 70-vjeçar me probleme të veshkave dhe diabet. Më 22 janar, ai kishte bërë një udhëtim njëditor në Kinë përmes vendkalimit ndërkufitar Lok Ma Chau. Ai ishte në gjendje kritike kur infeksioni u konfirmua më 14 shkurt.

Dhe ndërsa Irani ka njoftuar zyrtarisht mbi dy viktimat e para, të dyja në moshë të thyer dhe me "deficienca imune", 20 infeksione të tjera janë shfaqur në Korenë e Jugut, duke e çuar numrin e tyre në 51. Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) shpjeguan se 18 nga pacientët e fundit janë në Daegu, 300 km në Juglindje të Seulit, ndërsa pacienti i 31-të konsiderohet një "super shpërndarës", që dyshohet se ka infektuar të paktën 15 vetë dhe ka hyrë në kontakt me 166 të tjerë. Gruaja e dyshuar është një njeri shumë aktiv në komunitetin e një famullie të krishterë në Daegu.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>