Focus

kor132020

Covid-19. Thelbësor për të shmangur kthimin e epidemisë, gjurmimi i para- dhe asimptomatikëve

Sipas një studimi të publikuar në "Pnas", për të eliminuar në mënyrë të sigurt kufizimet aktuale për shkak të pandemisë Sars-CoV-2 dhe për të minimizuar rrezikun e rikthimit të sëmundjes, izolimi i njerëzve dukshëm simptomatikë duhet të plotësohet nga gjurmueshmëria e shpejtë e kontakteve dhe testet që identifikojnë rastet asimptomatike dhe parasimptomatike.
"Qëkur u shfaq sëmundja nga coronavirusi i ri, në të gjithë botën janë zbatuar kufizime të papara të lëvizjes dhe masa për distancimin social. Kjo ka pasur shumë pasoja ekonomike e shoqërore dhe heqja e masave të kufizimit është kërkuar me ngulm", thotë Seyed Moghadas, nga Universiteti York në Toronto, autori kryesor i studimit.

"Në mungesë të kufizimeve të popullatës, izolimi i personave të infektuar është çelësi për të kufizuar transmetimin e virusit. Sidoqoftë, efikasiteti i izolimit të bazuar në simptoma për parandalimin e një shpërthimi të epidemive, varet prej shtrirjes së transmetimit nga njerëzit parasimptomatikë dhe asimptomatikë", vazhdon ai. Prandaj, ekspertët donin të vlerësonin kontributin e transmetimit paramptomatik dhe asimptomatik në përhapjen e sëmundjes në nivel individual, në bazë të të dhënave të fundit në lidhje me infektueshmërinë para fillimit të simptomave dhe në përqindjen e njerëzve asimptomatikë në të gjitha infeksionet.
Analiza e të dhënave zbuloi se shumica e rasteve mund t'i atribuohen transmetimit të fshehur që ndodh nga njerëzit që janë në fazën paramptomatike dhe nga individë asimptomatikë. Për pasojë, edhe nëse të gjithë pacientët simptomatikë janë të izoluar, ende mund të ndodhë një shpërthim i madh. Studiuesit përcaktuan më tej efektin e izolimit të infeksioneve jo të dukshme përveç rasteve simptomatike, duke zbuluar se më shumë se një e treta e infeksioneve të fshehura do të duhet të izolohen, për të shtypur shpërthimet e ardhshme dhe për ta mbajtur normën e sëmundjes në popullsi, nën 1%.

 

Pnas 2020. Doi: 10.1073/pnas.2008373117
https://doi.org/10.1073/pnas.2008373117


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>