pri202020
Coronavirus. Në Itali vdesin edhe 2 mjekë të tjerë. Numri shkon në 131
FNOMCEO, Federata Kombëtare e Urdhrave të Mjekëve Kirurgë dhe Odontoiatër, bën të ditur se viktimat e fundit kanë qenë Elfidio Ennio Calchi, mjek kirurg dhe Carmine Sommese, mjek spitalor. Në total, në vend, sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë, janë tashmë 16.650 operatorë të infektuar.
Është edhe një listë tjetër historish dhe emrash që zgjatet ditë pas dite: ajo e farmacistëve. Deri më sot janë 10 të vdekur dhe viktima e fundit është Camillo Alinovi nga Varese Ligure, provinca e Specias. Siç bën të ditur Federfarma, 75-vjeçari ishte shtruar në terapi intensive në Sestri Levante. Numri i farmacistëve të infektuar me coronavirus, ka shkuar tashmë 800.
Burimi: RAI