News

kor12020

Covid-19 në Shqipëri. Skënder Brataj: Pritet përkeqësim i situatës

Qershori mbyllet me bilancin më të keq të përhapjes së infeksionit dhe numrit të viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Pas hapjes së plotë, rezultojnë të infektuar më shumë njerëz sesa gjatë tre muajve izolim. Vetëm në qershor u prekën nga coronavirusi 1400 qytetarë, ndërsa humbën jetën prej tij 29 pacientë. Ekspertet e shëndetësisë kërkojnë reflektimin e popullatës, veçanërisht të atyre qytetarëve që nuk besojnë në shifrat e sëmundshmërisë dhe as në ekzistencën e virusit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj paralajmëron se në korrik do të ketë përkeqësim të situatës dhe rritje të rasteve.
"Tani situata duket e përkeqësuar pasi kemi raste në komunitet dhe nuk ka më vatra si më parë, të cilat diheshin ku ishin dhe izoloheshin. Tani është dhe më i vështirë gjurmimi pasi nuk e di ku mund të ketë rënë në kontakt personi që del pozitiv me Covid", shprehet dr. Brataj. Gjithçka, sipas tij, është e lidhur me mosrespektimin e masave.

24 orët e fundit, në sallën operative të Urgjencës Kombëtare, 2 mijë vetë kanë raportuar shqetësime dhe simptoma të Covid-19, kanë kërkuar ndihmën e mjekut dhe kryerjen e tamponit. Ndërkohë, aktualisht, me Covid janë 1014 vetë. Deri më tani, janë deklaruar 63 humbje jete për shkak të Covid-19.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>