News

sht182020

Shërbim infermierior në banesë për pacientët me Covid-19. Qendrat shëndetësore: "Është e pamundur".

Pacientët me Covid-19 që trajtohen në banesë, janë të detyruar të paguajnë infermierë privatisht për t'u bërë injeksione apo serume. Kjo ka rritur edhe më shumë kostot financiare për trajtimin e kësaj sëmundjeje, e cila po shfaq vdekshmëri të lartë në vendin tonë.

Mjekët, por edhe vetë pacientët thonë se trajtimi me medikamente, si dhe shërbimi infermierior në shtëpi kap një kosto deri në 1500 euro. Ndaj, shumë pacientë detyrohen që për një serum të shkojnë në qendrën shëndetësore duke rritur mundësinë e transmetimit të virusit edhe te pacientët e tjerë dhe te personeli mjekësor e infermieror në qendër.

Së fundmi, Operatori i Kujdesit Shëndetësor ka urdhëruar në rrugë elektronike qendrat shëndetësore që të marrin masat për të ofruar shërbim infermieror në banesë. Por, Doktor33 kontaktoi me tre drejtues të qendrave shëndetësore në Tiranë në lidhje me mundësinë e ofrimit të shërbimit në banesë për pacientët Covid. Ndonëse nuk pranojnë të citohen me emra, ata u shprehën  se kjo është e pamundur, pasi nuk kanë veshje të posaçme që infermierët t'i përdorin kur shkojnë në banesat e pacientëve të sëmurë me Covid.
Me të ardhurat e tyre, qendrat shëndetësore kanë blerë disa veshje letre njëpërdorimëshe dhe maska, të cilat nuk mbrojnë nga rreziku i infektimit, ndërkohë që nevojiten veshje të posaçme: syze, doreza e maska, ashtu sikundër mbrohen mjekët dhe infermierët që trajtojnë pacientët në dy spitalet covid.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>