News

mar262021

Vaksinimi anti-Covid. Këtë të premte nisi Sputniku. Të dielën nis vaksina Sinovac

Ka nisur lajmërimi i qytetarëve të moshës 70 vjeç për t'u vaksinuar. Nga kjo e premte, përveç të moshuarve mbi 80 vjeç që aplikojnë dozën e dytë të Pfizerit, ka nisur edhe vaksinimi me dozën e parë të vaksinës ruse Sputnik. Kjo vaksinë aplikohet me dy doza, por në një distancë kohe ndërmjet njëra-tjetrës për afro 12 javë apo tre muaj.

Të dielën është lajmëruar se do të nisë vaksinimi masiv dhe se vaksinat do të shpërndahen në të gjitha qendrat shëndetësore. Përveç stadiumit "Air Albania" tanimë do të ngrihen çadra edhe në sheshin "Skënderbej" për vaksinimin e popullatës me vaksinën kineze Sinovac, e cila mund të ruhet në kushte më të thjeshta se vaksinat tjera. Kjo vaksinë mund të ruhet në temperaturë 2 deri 4 gradë celsius, njëlloj si vaksinat e gripit.

Vaksina kineze Sinovac, ndryshe nga vaksinat e tjera është me virus të dobësuar, i cili pasi injektohet, i nxit qelizat për të prodhuar proteinën e coronavirusit, në mënyrë që të krijojë antitrupa. Doza e dytë e vaksinës Sinovac injektohet pas gati një muaji nga doza e parë. Sipas strategjisë që ka përcaktuar Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë vaksinimi me grupet e riskut duke zbritur sipas grupmoshës, në varësi të vaksinës që është gjendje. Në fillim të muajit prill, pritet të vijë një tjetër sasi e vaksinës Sinovac, e cila është siguruar nëpërmjet një kompanie farmaceutike turke.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>