News

maj112021

Covid-19 nuk është zhdukur. Silva Bino: Mos i hiqni maskat. Mund të ketë shpërthime aty ku virusi gjen terren

Shifrat e infektimeve me Covid janë në rënie, por virusi nuk është zhdukur, ndaj nuk është momenti për të hequr maskat. Silva Bino e konsideron situatë të mirë, por nuk nxiton të bëjë parashikime se çfarë mund të ndodhë.
"Mund të thuhet që jemi në një situatë të mirë. Kemi një pozitivitet nën 5 %, por duhet të presim inkubacionin dy herë dy javë, për të parë impaktin e zgjedhjeve, pra, grumbullimeve që patëm", shprehet dr. Bino.
Silva Bino paralajmëron se mund të ketë shpërthime të tjera pasi aty ku gjen xhepa, pra, persona të pavaksinuar dhe ata që nuk e kanë kaluar Covid-19, virusi nuk fal. Ndaj nuk është momenti për të hedhur maskat.

"Virusi nuk është zhdukur, as nuk i ka rënë virulenca. Madje, pikërisht sot ka një ndryshim në rekomandimet e ECDC-së ku thuhet se virusi qëndron në ajër pezull dhe mundësia e infektimeve ekziston. Po kështu, nuk mund të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë me mutacionet. Ndaj është e pafalshme kur shikon njerëz pa maska sidomos në ambiente të brendshme dhe të pavaksinuar", shprehet Bino.

Por në fakt, kujt i dedikohet kjo situatë në zbehje e epidemisë së Covid-19, numrit të lartë të atyre që e kanë kaluar sëmundjen, apo të vaksinuarve, kur deri më tani vetëm 100 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës? Kush është më i mbrojtur, një individ që e ka kaluar Covid-19 apo dikush që është vaksinuar?
"Në sëmundjet virale në përgjithësi është më i mbrojtur dikush që e ka kaluar sëmundjen, pra, imuniteti natyral është më i fortë, që do të thotë se dikush që e ka kaluar fruthin, nuk riinfektohet. Por me Covid-19 ndryshon situata. Studimet kanë treguar se një i vaksinuar ka imunitet më të fortë", shprehet dr. Bino.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>