News

dhj122022

Anomalitë gjatë shtatzënisë. Gjenetistët: Fibroza cistike dhe Sindroma Down më të shpeshta

Shtatzënitë me anomali janë shtuar në vendin tonë. Kjo për shkak edhe të ndërgjegjësimit të çifteve për të bërë analiza gjatë shtatzënisë. Por, sipas gjenetistëve Sindroma Down dhe fibroza cistike janë anomalitë më të shpeshta gjenetike që hasen te shqiptarët. Fibroza cistike është një sëmundje që trashëgohet kur të dy prindërit janë bartës. Kjo sëmundje nuk lejon rritjen e mushkërive te bebet. Gjenetistja Merita Xhetani pranë laboratorit të diagnostikës molekulare thotë se prindërit për çdo dyshim duhet të kërkojnë analiza të detajuara në mënyrë që të mos sjellin në jetë bebe me sëmundje gjenetike.

"Përllogaritet se gati 1 në shtatëqind lindje rezultojnë me Sindromën Down, por, dhe një në 2000 rezultojnë me fibrozë cistike. Janë pothuajse 7% e popullatës bartëse, ndaj prindërit duhet të bëjnë analiza sipas protokollit të shtatzënisë për të identifikuar këto probleme gjenetike", theksoi prof. Merita Xhetani.   

Mesatarisht 1 në 60 lindje, nga nënat mbi 30 vjeç, është me Sindromën Down, por mjekët po vënë re edhe rritje të numrit të bebeve që lindin me fibrozë cistike pasi të dy prindërit kanë qenë bartës dhe nuk e dinin më parë.

Në rast se analiza ngre dyshime për probleme gjenetike gjatë shtatzënisë, nëna nuk duhet të neglizhojë testet e tjera më të detajuara. Gjenetistët thonë se anomalitë e lindura janë shtuar vitet e fundit edhe për shkak të faktorëve të tjerë, mjedisorë, mënyra e jetesës, por edhe se çiftet po bëhen prindër në moshë të madhe.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>