Pediatri

qer72014

Choosing wisely, 5 gabime që duhen shmangur

Edhe American Association for Pediatric Ophthalmology and Strabismus ka ofruar kontributin e saj në "Choosing wisely"(të zgjedhim me mencuri) duke siguruar një listë me pesë gabime që nuk duhet të bëhen kurrë në praktikën profesionale të cilësuara si të panevojshme, shpesh të dëmshme përveçse të kushtueshme. 1) Të mos u vihen syze leximi fëmijëve që nuk shfaqin simptoma. Një hipermetropi e ulët është e zakonshme në fëmijë të cilët lehtë mund të përqëndrohen dhe të shohim nga afër, në sajë të fuqisë së tyre të lartë akomoduese. Aftësia e lindur për të përqëndruar shikimin u lejon të shikojnë  qartë edhe afër edhe larg, prandaj në qoftë se syzet e leximit e përshkruara nga mjeku janë të dobëta (< 2 dioptri) dhe sytë nuk këmbehen midis tyre pra nuk ka strabizëm, vënia e syzeve nuk është e nevojshme. 2) Ekzaminimet vjetore okulistike janë të padobishëm në fëmijët që e kalojnë testin e shikimit. Një screening i shikimit në fëmijërinë e hershme identifikon  me saktësi problemet më të rëndësishme të syrit që përndryshe do të ishin asimptomatikë. Ekzaminimet vjetore janë të nevojshme në fëmijët që nuk e kalojnë testin viziv, por ato janë të kushtueshme dhe nuk ka studime që tregojnë se janë më të efektshme se testet screening. 3) Mos rekomandoni terapi vizive në pacientët me disleksi, ku vështirësia për të kuptuar fjalët e shkruara ndodh sepse truri ka probleme për të dalluar dhe për të ndarë tingujt në fjalë të folura (deficitit fonologjik) dhe për këtë arsye nuk është një shqetësim viziv. 4) Mos përshkruani ekzaminime imazherike në të gjithë pacientët me diplopi. Në shumë raste diplopie mjeku kërkon që të bëhet një CT scan ose rezonancë magnetike për të parë nëse problemi është për shkak të një tumor të trurit apo ndonjë sëmundjeje tjetër serioze. Në fakt, shkaqet më të zakonshme të diplopisë janë defekte të thyerjes së dritës, sy të thatë, katarakta, të gjithë lehtësisht të diagnostikueshëm me një ekzaminim të plotë okulistik pa nevojën e ekzaminimeve shtesë. 5) Mos kërkoni ekzaminim imazherik të retinës në fëmijë që nuk shfaqin sëmundje ose  simptoma, pasi ato nuk përdoren në ekzaminimet rutinë që bëhen për vlerësimin e anatomisë së syrit të fëmijëve. 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>