kor192014
Bakteret dhe alergenët mbrojnë fëmijët nga atopia
Në vitin e parë të jetës ekspozimi ndaj alergeneve dhe bakteret mund të kundërshtojë praninë e atopisë dhe wheezing, sipas një artikulli të botuar në Journal of Allergy and Clinical Immunology.
Susan Lynch, profesoreshë e asociuar e mjekësisë pranë Universitit të Kalifornisë, San Francisco në bashkëpunim me kolegët e saj studiuan një grup femijësh 3 vjeçar të lindur në Baltimorë, Boston, New York dhe St. Louis të cilët morën pjesë në Urban Environment and Childhood Asthma (URECA) study. "URECA është një studim longitudinal kohort që ekzaminon efektet e ekspozimit ambiental në fëmijët e lindur nga prindër të varfër në zonat urbane, ku njëri prej të cilëve vuan nga alergjitë ose astma", shpjegojnë autorët të cilët kanë rekrutuar 560 familje në mes të shkurtit 2005 dhe marsit 2007, duke vlerësuar ekspozimit ndaj alergeneve të caktuar, duke përfshirë marimangat, kacabujt dhe minj, në të gjithë grupin kohortin e 3 vjeçarëve.
"Ekspozimi kumulativ gjatë tre-vjeçarit rrit rrezikun e sensibilizimit, por në vitin e parë të jetës së fëmijës ka pak ose nuk ka lidhje mes ekspozimit dhe sensibilizimit" rinis Lynch. Ajo vazhdon: "Në kundërshtim me pritjet tona, kemi gjetur korrelacione inverse sinjifikative në vitin e parë të jetës së fëmijëve midis ekspozimit ndaj kacabujve, minjve dhe maceve por jo me mirimangat apo qentë dhe ëeezing rekurent në moshën 3 vjeç", thonë autorët e studimit. "Me sa dimë ne këto janë të dhënat e para që përshkruajnë një efekt mbrojtës kundër astmës dhe atopisë në ekspozimin ndaj niveleve të larta të alergeneve në mjedise të pasura me baktere të caktuara," vëren studiuesja duke theksuar se gjëja më kryesore do të jetë ndjekja në dinamikë e pjesëmarrësve të vogjël që morrën pjesë në studim deri në një moshë kur mund të kuptojmë nëse ata kanë astmë apo jo. "Ne kemi qenë të kujdesshëm që të mos përdorim shumë fjalën astmë në këtë studim, sepse shumë fëmijë të cilët në 3 vitet e para të jetës kanë epizode të përsëritur të ëheezing nuk do të zhvilluar astmë në të ardhmen dhe anasjelltas. Hapi tjetër është të kontrollojmë nëse efekti mbrojtës do të vazhdojë gjatë me rritjen e fëmijës. Pastaj ne fund mund të kuptojmë në qoftë se këto marrëdhënie janë të rastit apo të vazhdueshme", përfundon Lynch.