gus82014
Hemangioma: një në dhjetë të porsalindur shfaq tumorin beninjë
Një fëmijë në dhjetë, shfaq hemangiomë në muajt e parë të jetës, dhe për 10% të tyre tumori beninjë prezantohet në formë të rëndë. Këto tumore kanë rrezik të shfaqin komplikacione invalidizuese si ulçera dhe mbyllje e fontanelave, të paktën që nuk nisim menjëherë një trajtim sistematik. "Në Itali numri i rasteve me hemangiomë është në rritje", shpjegon Annalisa Patrizi, drejtoreshë operacionale e njësisë së dermatologjisë së departamentit të mjeksisë diagnostike dhe kërkimore në universitetin e Bolonjës. Ky departament përbënë nja nga bazat e referimit në Emilia Romania për trajtimin e kësaj patologjie. "Kujtoj se disa vite më parë do e kisha patur të vështirë të mblidhja të dhëna mbi pacientët për ndonjë kërkim që përfshinte 2 ose 3 vite, ndaërsa tani është më lehtë që të këmi pacientë dhe unë nuk mendoj se kjo është vetëm për shkak se grupi ynë tashmë është më i njohur se më parë." sqaron Patrizi. Hemangioma është nga patologjitë neoplazike më të zakonshme tek fëmijët, një tumor beninjë zhvillimi i të cilit shkaktohet nga një shtim i enëve të gjakut në lëkurën e porsalindurit gjatë shtatzënisë pikërisht aty ku ka pasur një ulje të oksigjenimit, dmth, ku fetusit është përkulur dhe kompresuar. "Ky është një tumor beninj që tenton të vetë-regredojë - shpjegon Patrizi - por në fazën e rritjes dhe zgjerimit mund të dëmtojë seriozisht fëmijën, dhe jo vetëm estetikisht duke modifikuar sipërfaqen e lëkurës, por edhe në mënyrë invalidizuese, për shembull mund të shkaktojë verbim në sy,". Me rastin e simpoziumit të XI pranverorë të European Academy of Dermatology and Venereology (EADV) që u mbajtë në Beogradë, profesoresha Patrizi foli edhe për trajtimet farmakologjike të miratuara për të kuruar sëmundjen: "Për hemangiomën infantile, ne tashmë dimë shumë, adoptimi i një terapi sistemike në bazë të beta-blokokues është e mundur trajtimi i rasteve më të rënda me rezultate të jashtëzakonshme. Si zgjedhje e parë e terapisë sistemike është propranolol, por duhet të përdoren me kujdes dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të zemrës së këtyre fëmijëve. Ndërsa format më sipërfaqësore mund të trajtohet me produkte topike, e cila nuk shfaq rreziqe dhe mund të bëhet duke përdorur produkte të standardizuara." Në të shkuarën, kur hemangioma shkaktonte shpërfytyrim kishte komplikacione të rënda për jetën këtyre foshnjeve: tumori sfaqet 15-20 ditë pas lindjes, dhe rritja më e madhe e tij bëhet në tre muajtë e parë, dhe pas gjashtë muajsh arrin rritjen maksimale por rritjen kryesore e ka midis muajit të dytë dhë të katërt. " Në të shkuarën këto hemangioma trajtoheshin me doza të larta kortizonikësh të marrë në mënyrë sistemike, ose kuroheshin me antitumoralë që kishin shumë efekte anësore të cilët rezultojnë shumë të dëmshme se se ato që japin beta-bllokuesit dhe me përgjigje jo shumë të shpejtë dhe as të kënaqshme," shprehet Patrizi. Hemangioma lë shpesh teleangektazi, që janë enë gjaku të vogla si njolla. "Për eleminimin e tyre shërben lazeri por nuk kemi ende një terapi që të mund të eliminojë dëmin e lënë nga tumori," përfundon Patrizi.