mar192015
Sakaroza e bashkangjitur me nxehtësinë është metode efikase analgjezike
Tek të sapolindurit kombinimi midis sakarozës dhe nxehtësisë është në gjëndje të reduktojë dhimbjen më mirë se vetëm sakaroza. Këtë e konfirmon Larry Gray kërkues tek departamenti i Zhvillimit dhe Sjelljes Pediatrike i Universitetit të Çikagos dhe autori i parë i një studimi të sapo publikuar tek "Pediatrics". " Të porsalindurit e shëndetshëm i nënshtrohen normalisht disa proçedurave më pak intensive, si për shembull çpimi i thembrës, marrja e gjakut dhe vaksinimet, por duke marrë parasysh se foshnjet ende nuk kanë mekanizmat e modulimit, janë shumë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë së provokuar-, konfirmon pediatri, i cili shpjegon se kjo mund të shkaktojë të qara, shqetësime të gjumit, rritje të konsumit të oksigjenit dhe të aciditetit gastrik. "Me efekte për një kohë të gjatë të cilët shkaktojnë një reagim të tejzgjatur të dhimbjes, në periudhën foshnjore është një efekt neurotoksik i dhimbjes së patrajtuar në encefalin në zhvillim e sipër-, vazhdojnë autorët e artikullit duke nënvizuar se në ambietet e spitaleve ndërhyrjet antalgjike jo farmakologjike janë gjithnjë e më të përhapura për të trajtuar proçedurat e vogla të dhimbshme. "Qëllimi i studimit tonë ishte që të përcaktonim nëse kombinimi midis sakarozës dhe nxehtësisë ishte në gjëndje të reduktojë dhimbjen tek të porsalindurit e vaksinuar kundër hepatitit B në mënyrë më efikase se vetëm sakaroza-, vazhdon Gray që bashkë më kolegët e tij kanë trajtuar 29 të porsalindur të shëndetshëm të lindur, me një mililitër sakaroze në solucion të lëngshëm në masën 25% dy minuta para vaksinimit duke mbajtur një grup pjesmarrësish në ambjent të ngrohtë para se ti vaksinonin. Rrezultatet tregojnë që foshnjet e trajtuara me sakarozë dhe të mbajtur në ambjente të ngrohta kanë qarë më pak se gjysmën e kohës në krahasim me ata të cilëve u është dhënë vetëm sakaroza. " Edhe frekuenca kardiake ishte më e ulët, por nevojiten më shumë studime për të verifikuar efikasitetin analgjezik të kesaj teknike jo farmakologjike të bashkangjitur me metoda të tjera natyrale si zgjidhje-, përfundon Gray.
Pediatrics. 2015. doi: 10.1542/peds.2014-1073