dhj62014
Fëmijët astmatikë: steroidët inhalatorë mund të ngadalësojnë rritjen
Sipas dy rishikimeve të publikuara në Cochrane Library, kortikosteroidët inhalatorë mund të ngadalësojnë rritjen e fëmijëve astmatikë në vitin e parë të terapisë, por duke ulur dozat efekti reduktohet. "Steroidët inhalatorë mbeten barnat më efikase për kontrollin e astmës infantile, por efektet anësore sistemike ndër të cilët edhe ngadalësimi i rritjes janë arsye për tu shqetësuar dhe për të studiuar më tej", pohon
Linjie Zhang e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Rio Grande në Brazil dhe bashkëautore e studimit të parë, duke na kujtuar se ndër shtatë kortikosteroidët të cilët kemi në dispozicion deri tani, pikërisht beclometasone, budesonide, flunisolide, triamcinolone, ciclesonide, fluticasone dhe mometasone, tre të fundit kanë siguri më të lartë. Studiuesit përfshinë në metanalizë 25 studime , në një total prej 8471 pjesëmarrësish të moshës deri në 18 vjeç me astmë të nivelit nag e lehtë deri në të moderuar, që trajtoheshin çdo ditë me një kortikosteroid inhalatorë të çfarëdoshëm përveç triamkinolonit, duke zbuluar një vonesë në rritje rreth 5mm në vitin e parë të trajtimit në krahasim me ata fëmijë që nuk marrin trajtim. "efekti inhibitorë mbi rritjen është më pak i ndjeshëm në vitet e tjera të trajtimit, nuk është kumulativë dhe duket se kjo luan një rol më pak të rëndësishëm në krahasim me avantazhet në kontrollin e astmës dhe të rritjës pulmonare.
"Inhibimi ndodh, por varet nga doza", shpjegon
Aniela Pruteanu, pediatre e Centre Hospitalier Universitaire Sainte-Justine e Universitetit të Montreal, Kanada dhe autore e revizionit të dytë, i cili përfshiu 22 studime që bazoheshin në dozimet e të gjithë kortikosteroidëve inhalatorë në fëmijë duke përjashtuar triamkinolonin dhe flunizolidin. "Si përfundim, ulja e dozës së steroidit me një puff në ditë lidhet me shtimin e gjatësisë me 2,5mm në një vit" vazhdon Pruteanu, duku u rekomanduar pediatrëve dhe familjarëve të famijëve astmatikë që marrin terapi me steroid inhalator një moitorim të kujdesshëm të rritjes si dhe ulje të dozës minimale efikase. "Deri sa të disponojmë studime të tjera, pacientët e vegjël me astmë në stad të rëndë duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm", përfundon pediatria.