shk162015
Në Britaninë e Madhe mbi një e treta e fëmijëve janë mbipeshë
Mbi një e treta e fëmijëve në Britaninë e madhe janë mbi peshë, sipas një studimi të publikuar tek Arkivat e Sëmundjeve të Fëmijërisë (Archives of Disease in Childhood) nga e cila shfaqet se rritja e lartë e mbizotërimit të mbipeshës dhe obezitetit fillon të stabilizohet. Për të arritur në këto përfundime kërkuesit e Kolegjit të Mbretit në Londër (King's College of London) kanë ekzaminuar kartelat klinike dhe regjistrat në një hark kohor prej 20 vitesh nga 1993 - 2013, të mbi 350.000 fëmijëve nga mosha 2 deri në 15 vjec. " Kemi mbajtur shënim të të gjitha ndryshimeve në mbizotërimin e mbipeshës dhe obezitetit në këto dy dekadat e fundit -, thotë Cornelia van Jaarsveld, autorja e parë e artikullit duke theksuar se të dhënat sanitare, anonime, janë marrë nga Datalinku i Kërkimeve dhe Prakticës Klinike të Britanisë së Madhe (UK Clinical Practice Research Datalink), një database që përmban kartelat klinike të mbi 5.5 milion pacientësh të ndjekur nga 680 gjeneralistë britanikë. Analiza tregon se nga viti 1990 deri në 2003 mbipesha dhe obeziteti ne moshën pediatrike janë ritur me afërsisht 8% në vit, por ngadalësohen me kuotë prej 0.4% ne vit ndërmjet vitit 2004 dhe 2013. " Kjo sugjeron një stabilizim të mundshëm -, shprehet kërkuesja, duke shpjeguar se trendi në ulje është i ngjashëm në meshkuj dhe femra por i ndryshëm për mosha të ndryshme. Për ta shprehur me numra, mbizotërimi tek fëmijët nga mosha 2 - 5 vjec shkonte nga 19.5% në 1995 tek 26% në 2007, ndërsa nga moshat 6 - 10 vjec u rrit nga 22.6% në 1994 tek 33% në 2011. Vlerat më të larta janë regjistruar tek moshat 11 - 15 vjec me një rritje nga 26.7% në 1996 tel 37.8% në 2013. "Në kompleks, rritja e normave ishte domethënëse për të gjitha moshat në dekadën e parë të studimit, por në dekadën e dytë ka mbetur i tillë në moshën nga 11 - 15 vjec -, thekson autorja duke hipotizuar arritjen e një pike të kënaqshme ose efektin e një fushate për shëndetin publik. Por në një redaksional Debbie Sharpe e Univeristetit të Bristol ( University of Bristol ) shkruan: " Epidemia e obezitetit fëminor në Britaninë e Madhe është shumë larg përfundimit dhe armët tona në luftën kundër kileve të tepërta sapo janë shfaqur. Ndërkohë propozimi i fundit i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm (Royal College of General Practitioners (RCGP) për të formuar të ashtuquajturin Grupin e Veprimit të Fëmijëve Obezë (Child Obesity Action Group (Coag) mund të ishte hapi i parë drejt zgjidhjes së kësaj situate.
Arch Dis Child 2015. doi: 10.1136/archdischild-2014-307151
Arch Dis Child 2005. doi:10.1136/archdischild-2014-307870