Pediatri

mar282015

Narcizizmi, një studim në (PNAS) heton shkaqet

Ndihen superiorë, fantazojnë mbi sukseset personale, besojnë se meritojnë një trajtim special. Ja kush janë narcizistët, persona që kur ndihen të poshtëruar shpesh reagojnë në mënyrë agresive ose të dhunshme. " Për fat të keq, ka pak informacione në lidhje me origjinën e narcizizmit edhe pse njohuri të tilla do ishin të rëndësishme për të projektuar ndërhyrje që kufizojnë zhvillimin e këtij fenomeni-, shpjegon Brand Bushman, profesor komunikimi dhe psikologjie tek Universiteti Shtetëror i Ohio-os dhe bashkaurtor i një studimi të publikuar tek (Pnas) (Proceedings of the National Academy of Sciences). Nga artikulli rezulton një lidhje direkte, midis prindërve që mbivlersonin pasardhësin dhe fëmijët narcizistë. "Tek fëmijët, narcizizmi vjen nga mbivlerësimi i atyre prindërve të cilët mendojnë se fëmijët e tyre janë më të mirë se të tjerët -, vazhdon kërkuesi duke theksuar se është komplet e kundërta, vetvlerësimi i lartë tek fëmijët vjen nga ngrohtësia e atyre prindërve të cilët shprehin vlerësim dhe dashuri tek fëmijët e tyre. "Nivelet e narcizizmit, të cilët janë në rritje tek të rinjtë perëndimorë, kontribuojnë për të rritur agresivitetin dhe dhunën në shoqërinë civile -, vazhdon autori i cili bashkë me kolegët e tij kanë krahasuar të dy prespektivat: teoria e të mësuarit social, në hipotezën që narcizizmi vjen nga mbivlerësimi i prindërve dhe ajo psikoanalitike sipas të cilit narcizizmi vjen si shkak i mungesës së vlerësimit nga ana e prindërve. Kanë marrë pjesë në studim 565 fëmijë nga mosha 7 deri në 12 vjec, moshë në të cilën shfaqen shenjat e para të narcizizmit dhe rrezultatet mbështesin teorinë e të mësuarit social duke kundërshtuar hipotezën psikoanalitike. E thënë ndryshe narcizizmi vjen si pasojë e mbivlerësimit nga ana e prindërve dhe jo nga mungesa e dashurisë, në këtë mënyrë, femijë të inkurajuar nga prindërit, zhvillojnë gradualisht bindjen se janë më të mirë se të tjerët dhe se kanë të drejtën të jenë të privilegjuar, të cilët, nëse mohoen, mund të shkaktojnë agresivitet dhe dhunë. " Këto rrezultate tregojnë se narcizizmi është pjesërisht i rrënjosur tek eksperiencat e socializimit të hershëm dhe sugjerojnë që strategji të bazuara mbi ndërhyrje formative tek prindërit mund të kufizojnë zhvillimin e narcizizmit duke reduktuar kostot për shoqërinë -, përfundojnë autorët.

Proc Natl Acad Sci USA. 2015. doi:10.1073/pnas.1420870112

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>