pri12015
Ekografia e kraharorit është efikase tek diagnoza e pneumonisë pediatrike
Në fushën e diagnostikimeve me imazhe, ekografia e mushkërive është një alternativë e vlefshme për diagnozën e pneumonisë në fëmijëri. Këtë e konfirmon William Checkley i departamentit të pneumologjisë në "Universitetitn Johns Hopkins" në Baltimor, bashkautor i një meta-analize mbi argumentin të publikuar tek "Pediatrics". "Pnemonia është shkaku kryesor i vdekjes tek fëmijët , me një tregues vjetor në mbarë botën prej gati 150 milion rastesh-, thotë kërkuesi duke shpjeguar se sëmundja mbetet deri më tani sfidë diagnostike në zonat gjeografike me burime të limituara, me shenja dhe simptoma shpesh jo të specifikuara të cilat mund të ndërlikojnë diagnozën. (American Academy of Pediatrics) rekomandon që të tregohet kujdes me radiografitë e kraharorit, si për efektet negative afatgjata të rezatimeve ionizuese tek fëmijët si për rastet e shpeshta të negativëve fals. E njëjta gjë vlen edhe për tomografinë e kompjuterizuar e cila ka një efektshmëri më të lartë diagnostikuese por gjithashtu edhe një sasi më të lartë rezatimesh. "Përparimet në teknologjinë me ultratinguj e kanë bërë kohët e fundit ekografinë e kraharorit një mundësi interesante për diagnozën e pneumonisë pediatrike: është e sigurt, portative, kushton pak dhe është e thjesht për tu mësuar-, vazhdon më tej pneumologu që bashkë me kolegët ka vënë pikat në këtë temë me një meta-analizë duke identifikuar 1.475 studime dhe duke zgjedhur 8 prej tyre nga të cilët 6 të zhvilluar në popullsinë e përgjithshme pediatrike dhe 2 tek të sapolindurit - për një total prej 765 fëmijësh. "Pavarësisht shumëllojshmërisë së studimeve, të cilat ishin të gjitha të një cilësie të lartë, rezultatet tregojnë se në duar eksperte, ekografia polmonare ka një efikasitet shumë të mirë diagnostikues tek pneumonia pediatrike, me një ndjeshmëri prej 96% dhe me një specifikë prej 93%-, vazhdon më tej Checkley, duke theksuar se formimi i pediatrëve me kompetenca të larta në fushën e ekografisë së kraharorit, mund të ketë një impakt të rëndësishëm tek diagnoza e pneumonisë pediatrike, sidomos në vëndet me burime të varfëra dhe në studiot e vogla të mjekimeve bazë në të cilat radiografia nuk është e disponueshme.
Pediatrics. 2015. doi: 10.1542/peds.2014-2833