Pediatri

pri22015

Rreziku kardiovaskular dhe obeziteti pediatrik: të dhënat e para të testeve Teen-Labs

Sapo është publikuar tek faqet e (Jama Pediatrics) një studim mbi rrezikun kardiovaskular të lidhur me obezitetin pediatrik të vlerësuar mes adoleshentëve që marrin pjesë tek testimi Teen-Labs. Studimi (Teen Longitudinal Assessment of Bariatric Surgery) është një studim klinik i financuar nga (National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases) (Niddk) i (National Institutes of Health) (NIH) i cili po ekzaminon efektet e sigurisë dhe shëndetit tek të rinjtë që janë obezë të cilët i janë nënshtruar procedurave kirurgjike për të rënë nga pesha. " Testimi po bëhet tek pesë qëndra klinike në Shtetet e Bashkuara midis të cilave janë, (Cincinnati Children's Hospital, Nationwide Children's Hospital, Texas Children's Hospital, University of Alabama në Birmingham) dhe (University of Pittsburgh Medical Center )-, shpjegon Marc Michalsky, drejtor i qëndrës (Healthy Weight and Nutrition al Nationwide Children's) dhe bashkautor i artikullit. "Këto të dhëna do të shtojnë njohuri të çmuara mbi efektet e kirurgjisë bariatrike në fushën e obeziteit tek adoleshentët-, konfirmon Michalsky, i cili është edhe professor i kirurgjisë pediatrike tek (Ohio State University College of Medicine) duke theksuar se bashkëpunimi me kolegët e të gjithë vendit në një studim të këtyre përmasave për të mbledhur elementë për të caktuar rrezikun për shëndetin e të rinjve të cilët janë mbipeshë, është shumë i rëndësishëm. "Midis objektivave të studimit  është edhe vlerësimi i faktorëve parashikues të rreziqeve kardiovaskulare midis adoleshentëve të cilët janë në gjëndje të rëndë obeziteti, para se ata ti nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale bariatrike-, vazhdon më tej autori duke theksuar se nga 242 pjesmarrësit tek grupi i studimit Teen-Labs, 95% e tyre kishin të paktën një faktor rreziku kardiovaskular. Në veçanti në 75% të rasteve disa kishin presionin e gjakut të lartë, 50% e tyre kishin nivele të larta të kolesterolit LDL dhe gati treçereku i tyre ishin insulino-rezistent. " Këto të dhëna konfirmojnë se tek adoleshentët të cilët janë në rritje të vazhdueshme të peshës, rriten gjithashtu rreziqet për glicemi dhe presion të lartë të gjakut -, përfundon Michlasky.

JAMA Pediatr 2015. doi: 10.1001/jamapediatrics.2014.3690


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>