gus232014
Infeksionet nozokomiale në fëmijët me dëmtime të rënda
Suprimimi i sistemit imunitar i lidhur me trauma ose dëmtime të rënda rrit rrezikun e infeksioneve nozokomiale tek fëmijët.
Lidhja midis dëmtimeve të rënda, uljes së funksioneve imunitare dhe rreziku i infeksioneve tashmë ishte studiuar tek të rriturit, por hulumtimi i botuar nga
Mark Hall dhe kolegët në revistën Shock është i pari që dokumenton përgjigjen imune tek fëmijët me dëmtime të rënda. Për këtë qëllim, është kryer një studim, longitudinal vëzhgimor në një njësi të kujdesit intensiv pediatrik. Janë konsideruar 76 fëmijë dhe të rinj nën ose të moshës 18 vjeç të shtruar me dëmtime të rënda, dhe 21 kontrolle që nuk ishin shtruar në spital. Nga pacientët me dëmtime, 16 kanë zhvilluar një infeksion nozokomial. Për të vlerësuar funksionin imun janë marrë mostrat e gjakut të ekspozuar si rezultat i një agjenti për të stimuluar përgjigjen imune. Në mostrat e ndryshme është vlerësuar pastaj prodhimi i një cytokine (TNF-alpha), e cila në kushte normale përfaqëson vijën e parë të mbrojtjes imune të organizmit. Në mostrat e pacientëve me dëmtime të rënda prodhimi i cytokinës u reduktua në mënyrë më të lartë dhe tek ata që kanë zhvilluar një infeksion nozokomial. Për më tepër, tek pacientët me transfuzion përdorimi i qeseve të gjakut të ruajtura për një kohë të gjatë u shoqërua me një reduktim të madh në funksionin imun. Së fundmi, kjo shtypje imunitare shkaktuar nga trauma duket se është e kthyeshme siç shihet duke vendosur qelizat e tri mostrave në kulturë me GM-CSF, një solucion i përdorur për të stimuluar rritjen e qelizave të bardha në transplatimin e palcës. "Tek fëmijët me dëmtime të rënda në javën e parë pas një traume shtypja e përgjigjes imune është e zakonshme dhe parashikuese e zhvillimit të infeksioneve nozokomiale" përfundon Hall me grupin e tij të studiuesve. "Është e justifikuar një punë multicentrike e mëtejshme për të përcaktuar mekanizmat e shtypjes imune pas traumës, duke përfshirë efektet e gjakut të ruajtur, dhe për të përcaktuar efektivitetin e trajtimeve imunomodulatore në parandalimin e efekteve negative tek pacientët pediatrik me trauma."
Shock 2014. doi: 10.1097/SHK.0000000000000217