News

shk122015

Eritropoietina dhe transfuzionet e gjakut nuk përmirësojnë prognozën e traumave neurologjike

Në pacientët me dëmtime cerebrale traumatike as admnistrimi i eritropoietinës as transfuzionet e gjakut nuk përmirësojnë rezultatet neurologjike. Sipas një studimi të publikuar në JAMA transfuzionet e gjakut të cilat bëhen kur hemoglobina është e barabartë me 10g/dl lidhen me një rrisk të lartë ngjarjesh trombembolike.
"Pacientët me lezione të mëdha cerebrale shpesh zhvillojnë anemi që në rastet e dëmtimeve neurologjike është një arsye më shumë për të patur dëmtime sekondare të cilat mund të përkeqësojnë situatën", thotë Claudia Robertson i Baylor College of Medicine në Houston, duke shpjeguar se trajtimi i anemive mund të përfshijë edhe transfuzionin e qelizave të kuqe edhe të eritropoietinës. "Megjithatë, të dhënat janë të limituara rreth efektit të eritropioetinës apo të transfuzioneve të gjakut në rastet me prag jo shumë të ulët të hemoglobinës", shprehet studiuesja. Ajo thekson se përqëndrimi i hemoglobinës bie pas një traume kraniale prandaj transfuzionet e gjakut janë në çdo rast të domosdoshme. Duke u nisur nga këto supozime, Robertson dhe kolegët zhvilluan një studim të randomizuar që përfshiu 200 pacientë me trauma kraniale të mbyllura të trajtuar me eritropoietinë ose placebo në dy qëndra të trajtimit intensivë në pavionet e neurokirurgjisë në SHBA nga Maji 2006- Gusht 2014. "Pjesëmarrësit u regjistruan brenda gjashtë orëve nga trauma duhet të ishin në gjendje tu përgjigjeshin komandave të thjeshta pas stabilizimit fillestar", shton studiuesja. Midis pacientëve të marr në studim, 99 prej tyre iu dhanë transfuzione në një prag hemoglobine 7g/dl ndërsa në 101 raste transfuzionet u bënë në një prag rreth 10g/dl. "Në fund të studimit nuk kishim të dhëna për ndryshime sinjifikative midis grupeve në studim, ndërsa prognoza e dëmtimeve cerebrale ishte e favorshme për 42,5% të pacientëve të cilët morën transfuzione me hemoglobinë 7g/dl në krahasim me 33,0% e atyre të cilëve iu transfuzionua kur  hemoglobina ishte 10 g / dl për shkak të një incidence më të lartë të ngjarjeve tromboembolike të vërejtura respektivisht në 8, 1% dhe në 21.8% të rasteve", përfundon Robertson.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>