pri162015
Antibiotikët në muajt e parë të jetës shkaktojnë një rritje të peshës dhe gjatësisë
Ekspozimi ndaj antibiotikëve para 6 muajve të parë të jetës ose vazhdimisht gjatë fëmijërisë shkakton një rritje të masës trupore tek fëmijët e shëndetshëm. Duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e një përdorimi të kujdesshëm të tyre, Anti Saari i Spitalit Universitar të "Kuopio" në Finlandë i cili është gjithashtu autori kryesor i një studimi të publikuar tek "Pediatrics", konfirmon gjithashtu rëndësinë e përdorimit me kriter të antibiotikëve duke marrë parasysh edhe epideminë aktuale të obezitetit tek fëmijët. "Antibiotikët kanë efekt të drejtpërdrejtë tek zorra dhe lidhja midis një mikrobiote të ndryshuar dhe metabolizmit është gjithnjë e më e qartë -, shpjegon kërkuesi duke kujtuar se mikrobiota intestinale e foshnjeve është veçanërisht e pambrojtur nga ndikimet e jashtme dhe njëri nga efektet e antibiotikëve është aftësia për të stimuluar rritjen fizike, jo vetëm në terma gjatësie, por shkakton edhe obezitet. "Këto dy parametra mund të jenë të kushtëzuar nga ekspozimi ndaj antibiotikëve, aq sa tek fëmijët të cilët janë kequshqyer ose kanë infeksione të rënda kronike si përshembull HIV, studime të ndryshme, kanë treguar një rritje si të peshës ashtu edhe të gjatësis mbas terapisë me antibiotikë -, thotë Saari, duke theksuar se prania e efekteve anësore si shkak i ekspozimit të parakohshëm ndaj antibiotikëve tek fëmijët e shëndetshëm, mbetet ende për tu sqaruar. Ky është pikerisht objektivi i studimit i cili ka vlerësuar impaktin e dhënies së parakohshme të antibiotikëve mbi peshën dhe lartësinë, në një grup prej më shumë se dymbëdhjetëmijë fëmijësh finlandezë në gjëndje të shëndetshme. Për të qënë më të saktë 6.114 djem dhe 5.948 vajza tek të cilët, të dy parametrat janë matur me intervale të rregullta duke filluar nga lindja deri në moshën 24 muajshe. Të dhënat pastaj janë ndërthurur nga kërkuesit me ato të dhëna mbi dhënien e antibiotikëve, duke zbuluar se fëmijët e ekspozuar ndaj antibiotikëve, kishin një peshë mesatare më të lartë se ata të cilët nuk janë ekspozuar dhe se efekti ishte më i dukshëm me dhënien e makrolideve para gjashtë muajve të parë të jetës ose vazhdimisht gjatë fëmijërisë. "Këto të dhëna theksojnë rëndësinë e një përdorimi me kriter të antibiotikëve gjatë muajve të parë të jetës, duke shmangur sa më shumë të jetë e mundur ekspozimin e vazhdueshëm ndaj tyre -, përfundojnë autorët.
Pediatrics. 2015 Apr;135(4):617-26. doi: 10.1542/peds.2014-3407