Pediatri

pri302015

Autizimi dhe sjelljet shqetësuese: program trajnimi për prindërit

Një program trajnimi i cili zgjat 24 javë i dedikuar prindërve të fëmijëve me shqetësime të spektrit autik dhe i fokusuar në gjetjen e teknikave për të trajtuar sjelljet shqetësuese ka sjellë një reduktim të sjelljeve të tilla në krahasim me një grup të thjesht mbi të cilin janë bërë kontrolle, sipas një studimi të publikuar tek një numër i "JAMA" i cili i dedikohej shëndetit të fëmijëve. Shqetësimet e spektrit autik prekin afërsisht 6 fëmijë në 1 mijë dhe gati gjysma e tyre shfaqin sjellje shqetësuese si naze të tepruara, agresivitet dhe vetdëmtim. Lawrence Scahill i "Emory University of Atlanta" ka drejtuar bashkë me kolegët e tij një studim në 180 subjekte mes moshës tre dhe shtatë vjeç të cilët ishin prekur nga shqetësime të spektrit autik duke i ndarë në grupe të cilat morën pjesë në programin e trajnimit për prindër dhe në aktivitete edukuese të cilat janë zhvilluar në 6 qëndra të ndryshme: (Emory University, Indiana University, Ohio State University, Pittsburgh University, Rochester University e Yale University). Proçesi i trajnimit i cili trajtonte strategji për të rregulluar sjelljet shqetësuese të fëmijëve ishte i ndarë në 11 faza të ndryshme për çdo çift prindërish me një kohëzgjatje prej 60 deri në 90 minuta. Trajnimi ishte i ndarë në faza të ndryshme si, dy seanca fakoltative, një vizit në shtëpi nga një këshillues familjar dhe 6 seanca mbështetjeje prindër-fëmijë. Seanca informuese ndërkohë jepte informacione mbi autizmin por asnjë strategji për trajtimin e sjelljes. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se ndryshe nga informacioni i thjeshtë, trajnimi tregon një reduktim më të lartë në dy shkallë të dryshme: 21% tek "Aberrant Behavior Checklist-Irritability" dhe 21% "Home Situations Questionnaire-Autism Spectrum Disorder". "Sipas njohurive tona ky është studimi më i madh deri tani i zhvilluar mbi një ndërhyrje në sjelljen e fëmijëve me shqetësime të spektrit autik dhe rezultatet japin mbështetje programit të trajnimit i cili i dedikohet prindërve-, përfundojnë autorët. Bryan King i Spitalit Pediatrik të Seattle në Washington, shkruan në një artikull -" Edhe pse trajnimi ka arritur rezultate të larta, të dyja grupet kanë treguar përmirësime të ndjeshme duke këshilluar se edhe ndërhyrja më e thjeshtë mund të sjellë përfitimë të dukshme-. Por sfida e vërtet në të ardhem do të jetë të kuptohet pse disa fëmijë reagojnë më mirë ndaj trajtimit dhe disa të tjerë jo. "Autizmi është një gjëndje e komplikuar dhe një njohje më e mirë e efekteve të ndryshme psikosociale është thelbësore për personalizimin e mjekimeve-, përfundon kërkuesi.

JAMA. 2015 Apr 21;313(15):1524-33. doi: 10.1001/jama.2015.3150


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>