Pediatri

jan262017

Pozicionimi i vonuar i kordonit umbilikal redukton prevalencën e anemisë

tags: Anemi

Një vonesë prej tre minutash ose më shumë në pozicionimin e kordonit umbilikal pas lindjes redukton prevalencën e anemisë te foshnjat nga muaji i 8 në të 12, sipas një studimi klinik të zhvilluar në Nepal dhe të publikuar në "Jama Pediatrics". "Fëmijët me anemi nga mungesa e hekurit kanë një neurozhvillim të ndryshëm që prek aftësitë konjitive, motore dhe të sjelljes", pohojnë autorët. Ola Andersson, një prej tyre, shpjegon se ushqimet e fortifikuara dhe integratorët janë trajtimi aktual për aneminë, megjithatë studime të fundit sugjerojnë se pozicionimi i kordonit umbilikal i vonuar prej tre ose më shumë minutash në krahasim me kohën e zakonshme prej 1 minuti ose më pak, mund të reduktojë aneminë infantile në vendet me të ardhura të ulëta dhe me prevalencë të lartë anemie.

540 foshnjat e përfshira në eksperimentin klinik u ndanë në mënyrë të barabartë në dy grupe me pozicionim të vonuar ose të hershëm të kordonit dhe në muajt e 8 e të 12 niveli mjekësor i hemoglobinës rezultoi më i lartë, ndërsa prevalenca e anemisë më e vogël në grupin me pozicionim të vonuar. Zhvillimi i eksperimentit klinik në një vend me të ardhura të ulëta ka kontribuuar në evidentimin e pikave të forcës dhe limiteve të studimit, që gjithashtu ka treguar se një vonesë prej 180 sekondash në pozicionimin e kordonit umbilikal është një ndërhyrje efikase për të reduktuar aneminë në muajin 8 dhe të 12 të jetës në një popullatë me risk të lartë me një kosto minimale dhe pa efekte anësore të dukshme. "Nëse aplikohet në shkallë globale, kjo ndërhyrje mund të kontribuojë në reduktimin e anemisë në 5 milionë fëmijë të moshës 8-muajshe, duke u treguar veçanërisht e rëndësishme për shëndetin publik në Azinë Jugore dhe Afrikën sub-sahariane, ku prevalenca e anemisë është ndër më të lartat", përfundon Andersson. 

 

Jama Pediatrics 2017. doi:10.1001/jamapediatrics.2016.3971 http://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/fullarticle/10.1001/jamapediatrics.2016.3


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>