Focus

sht52023

Anemia prek një në katër njerëz në mbarë botën. Studimi analizon shkaqet

Anemia vlerësohet se prek rreth një në katër njerëz në botë dhe është një ndër shkaktaret kryesore për vitet e jetuara me aftësi të kufizuara. Prek veçanërisht gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 5 vjeç.

Janë këto vlerësimet e bëra publike në revistën "The Lancet Hematology", si rezultat i një studimi të Institute for Health Metrics and Evaluation (IHME), në Seattle, së bashku me Global Burden of Diseases. Në vitin 2021, pothuajse 1.92 miliardë njerëz në mbarë botën vuanin nga anemia, çka do të thotë se për tre dekada rastet janë rritur me rreth 420 milionë. 31.2% e grave në nivel global kishin anemi krahasuar me 17.5% të burrave, në vitin 2021. Dallimi gjinor ishte më i dukshëm mes moshës 15 dhe 49 vjeç. Në këtë grupmoshë, prevalenca e anemisë te gratë ishte 33,7% krahasuar me 11,3% te burrat.

Shkaku kryesor i anemisë i raportuar për vitin 2021 ishte mungesa e hekurit në dietë, e cila përbënte 66.2% të rasteve totale të kësaj sëmundjeje. Studimi zbuloi se shqetësimet gjinekologjike dhe gjakderdhja gjatë shtatzënisë janë faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen e në barrës së anemisë te gratë në moshë riprodhuese. Për fëmijët nën 5 vjeç, shkaku kryesor ishte mungesa e hekurit në dietë, por edhe kushtet e pranisë së hemoglobinave patologjike, sëmundjet infektive, ndër të cilat edhe malaria. 

Anemia manifestohet ndryshe në pacientë të ndryshëm, te fëmijët, ajo mund të ndikojë në zhvillimin e trurit dhe aftësitë konjitive kështu që është e rëndësishme që kjo sëmundje të trajtohet që në fazat e para. Studimet e mëparshme kanë treguar se anemia shoqërohet me rritje të shkallës së ankthit dhe depresionit dhe norma më të larta të lindjes së parakohshme, hemorragjisë pas lindjes, peshës së ulët në lindje, vdekjes së fetusit dhe infeksioneve si për foshnjën ashtu edhe për nënën. Hulumtimet tregojnë se Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Jugore aktualisht po përballen me barrën më të madhe të anemisë. Në vitin 2021, Afrika Sub-Sahariane Perëndimore (47.4%), Azia Jugore (35.7%) dhe Afrika Qendrore Sub-Sahariane (35.7%) kishin prevalencën më të lartë të anemisë.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>