Pediatri

pri302018

Një aplikacion i ri llogarit rrezikun e infeksionit urinar, te fëmijët me temperaturë të lartë

Quhet UTICalc dhe është aplikacioni që llogarit online te fëmijët me temperaturë, rrezikun e një infeksioni të aparatit urinar (UTI) në mënyrë më të kujdesshme, krahasuar me algoritmet ekzistuese. "UTICalc është një aplikacion i disponueshëm në internet dhe që nuk është e nevojshme të shkarkohet", thotë Nader Shaikh i Spitalit të Fëmijëve të Pitsburgut, i cili së bashku me kolegët e tij ka zhvilluar algoritmin e ri duke marrë parasysh çdo faktor rreziku për UTI.

"Infeksionet e rrugëve urinare paraqesin, pas atyre respiratore, infeksionet bakteriale më të shpeshta në moshën pediatrike, me të dhëna të reja që tregojnë një përhapje prej 6% te fëmijët nën 5 vjeç dhe që i referohen kujdesit parësor", shkruajnë zhvilluesit e UTICalc, i disponueshëm në https://uticalc.pitt.edu. UTICalc jo vetëm i parathotë pediatrit mundësinë e infeksionit para se të bëhet analiza, por bën edhe modifikimet, pas futjes së rezultateve të analizave të tjera shtesë, duke lehtësuar kështu vendimet në lidhje me trajtimin klinik.
Për ta vënë në zbatim, Shaiikh-u dhe skuadra e tij kanë përdorur një bazë të dhënash me 1686 fëmijë, ku testi është vlerësuar duke bërë një ndarje prej 384 rastesh. "Modeli klinik bazohet në pesë faktorë rreziku, që janë:

1. Mosha <12 muaj,
2. Temperatura 39 C° ose më e lartë,
3. Etnia: jo me ngjyrë,
4. Gjinia femërore (ose djem të pabërë synet),
5. Asnjë burim tjetër temperature", thotë autori, duke saktësuar se kur mjeku vendos të dhënat klinike, aplikacioni përllogarit mundësinë për UTI, duke shënuar një tregues të rrezikut.

Nëse bëhen analiza laboratorike ose të një lloji tjetër, pediatri mund t'i shtojë dhe UTICalc-u përllogarit sërish mundësitë për infeksion, në bazë të informacioneve të disponueshme, duke përditësuar kategorinë në rrezik.
"Krahasuar me algoritmin e Akademisë Amerikane të Pediatërve, UTICalc-u redukton deri në 8,1% nevojën për kampionim të urinës, ashtu si edhe numrin e diagnozave të munguara nga tre në një", shkruajnë autorët. Shaiikh-u përfundon: "Sipas analizave laboratorike, UTICalc-u ka një ndjeshmëri që shkon nga 96 në 100%, një specificitet mes 34-95% dhe saktësi 81-99%".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>