Pediatri

tet242018

Ushqyerja me gji i mbron fëmijët nga obeziteti

Te të sapolindurit e ushqyer me gji, rreziku i mbipeshës në vitin e parë të jetës, bie dhe është i varur nga sasia e qumështit, sipas një studimi të publikuar në "Pediatrics" dhe të firmosur nga kërkuesit e Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe nga Universiteti i Manitobës, në Kanada.

Autorët kanë analizuar si indeksin e masës trupore (IMT), ashtu edhe normën e shtimit të peshës së lindje, duke zbuluar se rreziku i mbipeshës në 12 muaj jetë, ishte tre herë më i lartë te fëmijët që nuk ishin ushqyer me gji, krahasuar me bashkëmoshatarët e ushqyer ekskluzivisht me gji në gjashtë muajt e parë të jetës, me norma respektive prej 8,3% dhe 2,4%.

"Por, jo vetëm kaq: duke qenë se efektet mbrojtëse janë të varura nga doza, edhe fëmijët e ushqyer me gji pjesërisht, kanë dobi", konfirmon autorja kryesore e studimit, Meghan Azad (Universiteti i Manitobës), që së bashku me kolegët ka analizuar të dhënat e më shumë se 2.500 nënave dhe të sapolindurve pjesëmarrës në studimin Healthy Childant Longitudinal Development (CHILD), një studim kanadez gjatësor kohorte, që synonte identifikimin e shkaqeve kryesore te alergjisë, obezitetit dhe të kushteve të tjera kronike. Të dhënat e mbledhura sugjerojnë dallime edhe ndërmjet ushqyerjes me gji, të drejtpërdrejtë ose jo.

Me fjalë të tjera, nëse të sapolindurit i jepet në shishe qumështi i nënës, kjo ka një efekt më të vogël në peshën e fëmijës krahasuar me thithjen e drejtpërdrejtë nga gjiri, ndonëse efekti dobiprurës është gjithsesi më i lartë, krahasuar me formulimet e qumështit pluhur.

"Ne shpresojmë që ky studim të ndihmojë në përmirësimin e udhëzimeve për ushqyerjen e foshnjave dhe promovimin e programeve dhe politikave për të mbështetur ushqyerjen me gji, si p.sh. leja e lindjes së paguar dhe masat që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në parandalimin e obezitetit fëmijëror", përfundojnë autorët.

Në një koment të sajin, Alison Holmes, pediatre në Qendrën Mjekësore Dartmouth-Hitchcock në Liban, shkruan: "Falë këtyre të dhënave, pediatrët kanë elemente të reja për të mbështetur dobinë e lejes së lindjes dhe politikat e mbështetjes në vendin e punës, të synuara për mbrojtjen e gjidhënies, me qëllim përmirësimin e shëndetit publik".

 

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2018-1092
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30249624

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2018-2297
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30249621


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>